PS gati për bashkëpunim me PD për Lustracionin, Berisha: Duan të zhurmojnë ligjin që dorëzuam ne! Alibeaj poshtërohet sa herë i teket Ballës

31 Mars 2023, 12:34| Përditesimi: 31 Mars 2023, 13:19

  • Share

 

Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Taulant Ballës, i cili shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me PD për nismën ligjore të Lustracionit. Sipas Berishës, Alibeaj pranon të poshtërohet sa herë i teket Ballës dhe ka synim të zhurmojë ligjin e paraqitur nga deputetët e Rithemelimit për Lustracionin.

“Balla ka në meritë, poshtërimin e Alibeajt sa herë i teket. Nëse njeriu pranon të poshtërohet, është deputet dhe ka qenë ministër është problemi i tij. Alibeaj nisi nismën ligjore të amendamentit të gjahut të shtrigave për llogari të Edi Ramës dhe tha se do të dërgoj amendament. E bëri këtë për përjashtimin nga zgjedhjet të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Pasi ne dorëzuam ligjin e lustracionin si vegël e Ballës dhe Ramës, vrapoi dhe ai të dorëzonte një ligj lustracioni, natyrisht të miratuar nga Balla. Sikundër me amendamentin e Ballës që i dha autoritet Ramës të vlerësojë se për cilin duhet kërkuar dhe për cilin jo, ju garantoj se ligji Balla-Alibasha s’ka asnjë synim veçse të zhurmojë ligjin tonë që është shumë serioz, me baza kushtetuese, ka të gjithë praktikën ndërkombëtare dhe që nuk bazohet në asnjë marrëveshje gjahu shtrigash por në qëndrim të drejtë ligjor”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

3 ditë para sulmit me armë Berisha akuzoi Top Channel, sot ‘i del në mbrojtje’ dhe akuzon Ramën: Banditët të lidhur me kreun e qeverisë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?