Tedi Blushi

PS i mori Metës betimin e gjyqtarëve, Blushi paralajmëron konferencë: Pasdite kuvendon presidenti! Pse e miratuan para mbërritjes së 'Venecias'

13 Shkurt 2020, 08:56| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 07:30

  • Share

TIRANE- Presidenca ka reaguar një ditë pas votimit në Kuvend të ndryshimit të betimit të magjistratëve që i heq kompetencat presidentit Ilir Meta. Përmes zëdhënësit për mediat Tedi Blushi, presidenca thotë se është e çuditshme që ky projektligj miratohet vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të delegacionit të Komisionit të Venecias, duke e cilësuar atë një votim KÇK (Kap Çfarë të Kapësh).

Blushi thotë se paradite kreu i shtetit do të jetë i fokusuar tek takimet me delegacionin e Venecias, ndërsa paralajmëron një deklaratë të tij përgjatë orëve të pasdites, për atë që ai e quan " qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në".

"Të nderuar kolegë gazetarë! Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.
Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer. Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.

Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull. Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias. Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në", shkruan Blushi.

Postimi i Tedi Blushit

Me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, shumica miratoi dje projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar” që i merr Presidentit Ilir Meta të drejtën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me ndryshimet që u miratuan dje, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese. Shumica e ndërmori nismën pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk thirri për betim Arta Vorpsin dhe për pasojë ajo nuk u bë anëtare e Kushtetueses.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?