Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha. Në kërkesën që PS dorëzoi dje në KQZ thuhet se Rezeart Tusha rezulton i dëbuar nga Zvicra në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja për pesë vite’. Por këtë e kundërshton vete kandidati Tusha. Në një dalje për mediat ai thotë se ai ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe këtë herë por edhe në zgjedhjet e vitit 2021 kur ishte kandidat për deputet.
Rezeart Tusha thotë se është dëbuar nga Zvicra për arsye të shkeljes së lejes së qëndrimit dhe jo për drogë.
“Sicc mund ta keni parë mediat pranë pushtetit kanë nisur kundër meje një seri sulmesh, prej frikës së humbjes dhe duan të fitojnë në tavolinë. Ata e dinë se çfarë i pret në Shijak. Kam një kundërvatje në Zvicër për shkelje të leje së qëndrimit. Këtë e kam thënë edhe në vitin 2021. Prokuroria e Përgjithshme atëherë më kontrolloi dhe unë mora dritën jeshile të kandidimit. E kanë kot, do më kenë përballë më 14 maj”, tha Tusha.
Por Prokuroria e Përgjithshme ka thënë se në 2021 kandidati nuk është verifikuar plotësisht për shkak se nga Zvicra është refuzuar dhënia e informacionit. Prokuroria e Përgjithshme thotë se po vazhdojnë verifikimin.
“Në Prokurorinë e Përgjithshme, mbi bazën e kërkesës së ardhur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, është regjistruar me nr.49, viti 2021, procesi i verifikimit të thelluar për subjektin vetëdeklarues, Rezart Xhelal Tusha, bazuar në Ligjin nr.238/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Në kuadër të verifikimeve të kryera, rezulton se autoritetet gjyqësore zviceriane, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, kanë refuzuar t’i përgjigjen kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për dhënien e ndihmës së ndërsjelltë juridike, për shkakun se informacioni nuk është kërkuar në kuadrin e një procesi penal ndaj subjektit në fjalë. Në vijim të sa më sipër, duke synuar përdorimin e të gjitha rrugëve të mundshme ligjore për administrimin e informacionit që i shërben këtij procesi, Sektori i Dekriminalizimit ka vazhduar të kryejë veprime të tjera për verifikimin e plotë për subjektin vetëdeklarues. Me përfundimin e tyre rezultatet e verifikimeve do t’i dërgohen KQZ”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Kujtojmë se në letrën që është firmosur dje nga Eridian Salianji, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PS, thuhet se Komisioneri duhet që të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj Tushës, pasi sipas vlerësimit të tyre, ai nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë një kandidat.
“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet në dokument.
Rezeart Tusha, në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994. Sipas tij, komunikimi për t’u larguar ishte verbal dhe për shkak të tejkalimit të lejes së qëndrimit. Por, në një letër e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar ambasadës zvicerane në Shqipëri, thuhej se kandidati i PD-së është arrestuar në tetor të vitit 1994 me heroinë, dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh. Sqarimin fundor do të duhet ta bëjë Prokuroria e Përgjithshme.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kërkesa e KQZ për verifikimin e Rezeart Tushës në 2021
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Përgjigjja e autoriteteve zviceriane
Nese kerkoni per kete Tushen e PD, apo Arbanen e PS ne Interpol apo SHiSH do shihni xhevahire. Njëri më hajdut se tjetri…
PërgjigjuFilluan kundershtaret me njeri tjetrin Te fortet e shijakut ps & ps Dhe te fortet e durresit.. Kto Tushajt njihen ka 30 vjet per te forte Tashi ka dale kundershtari do ti kujtoje dosjet Me intriga ngelen shqiptaret prandaj vriten perdite Se jane plera, merren akoma me letra poshte deres E flete rruge e letra anonime!!! Enver tu shofte rraca, i ke vaksinuar per jete te jeteve... Spiuna e intrigante te pa vlere.
Përgjigju