Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama mbërriti në selinë rozë. Ai qëndroi aty për rreth 1 orë e gjysme, ndërsa në të gjithë vendin po vijohet me numërimin e votave.
Në dalje të selisë së Partisë Socialiste, Rama u pa teksa bisedonte me një gazetar italian. I pyetur nga gazetarët nëse është i kënaqur deri më tani me rezultatin e PS, Rama nuk preferoi të japë komente për gazetarët.
Shifrat e deritanishme të votimit të mbajtur një ditë më parë janë në favor të socialistëve, me 248 364 vota, 52.5% të totalit të votave të numëruara deri më tani, duke siguruar 83 mandate në Kuvend.
Sipas këtyre rezultateve paraprake, PS shënon një rritje prej 4.1% në krahasim me vitin 2021.
Komente
