Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po pasqyrohen edhe në mediat e huaja. Nën titullin 'Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson në zgjedhjet parlamentare”, Reuters ka bërë një artukull për zgjedhjet.
Reuters thekson se bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve kryeministri Rama duket se është në rrugën e duhur për një mandat të katërt qeverisës, pasi partia e tij kryeson në raport me rivalet politike.
Përmendet po ashtu misioni që Rama i ka vënë vetes për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, një premtim rreth të cilit ai e përqendroi fushatën e tij elektorale.
'Rama, në pushtet që nga viti 2013, është favoriti për të fituar, i mbështetur pjesërisht nga një rrjet me ndikim i ndërtuar gjatë 12 viteve në pushtet, një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një imazh kryesisht popullor jashtë vendit. Nëse epërsia mbetet, kjo do t’i japë Ramës edhe katër vjet kohë për të vazhduar misionin e tij për ta sjellë vendin ballkanik në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, një premtim rreth të cilit ai e përqendroi fushatën e tij, por që ekspertët e besojnë se është tepër optimist', thuhet në artikull.
Agjencia e lajmeve “Reuters” ndalet edhe tek fakti se rreth 200,000 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit votuan të dielën, hera e parë që diaspora mundi të votojë në distancë.
'Rreth 200,000 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit votuan të dielën, hera e parë që diaspora është përfshirë në proces. Rezultatet e plota priten të hënën ose të martën', thuhet në artikull.
Komente
