PS mbështet propozimin e Rithemelimit te ‘Shëndetësia’! Propozimi, '600 mln lekë për proteza e paruke për gratë me kancer gjiri'

22 Nëntor 2023, 17:38| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 20:13

  • Share

Komisioni parlamentar i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë i hapi dritën jeshile përfshirjes në projekbuxhetin e ri të propozimit të deputetes së Rithemelimit Zheni Gjergji për të mbuluar shpenzimet për protezat dhe paruket për gratë e sëmura nga kaneri i gjirit. Amendamenti i Gjergjit që është edhe kryetare e komisionit, parashikonte një fond prej 600 mln euro në vit për këtë kategori. 

Por zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli edhe pse shprehu mbështetjen për nismën, tha se propozimi do vlerësohet në mënyrë të detajuar për të nxjerrë kostot reale. Rakacolli dhe zv. ministrja tjetër Denada Seferi thanë se fillimisht mbëshetja do shkojë për gratë që vijnë nga shtresat vulnerabël. Edhe ministria e Financave tha se do shihet mundësia për ta mbështetur, në pritje që të vijë detajimi i kostos. Do jetë komisioni i Ekonomisë që do e vendosë përfundimisht nëse ky amendament do jetë pjesë e buxhetiot të 2024.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?