Grupi i PS në një mbledhje

Politikë

Pr/buxheti 2025/ Të hënën dhe të martën seancat maratonë në Kuvend! PS mbledh grupin dhe lë porositë: Duam angazhim maksimal! Ta miratojmë pa vonesa

11 Nëntor 2024, 10:47| Përditesimi: 11 Nëntor 2024, 11:55

  • Share

Partia Socialiste ka mbledhur sot (11 Nëntor) grupin parlamentar në ambientet e Kuvendit, në kuadër të nisjes së javës dhe të aktiviteteve që zhvillohen në Komisione dhe Parlament.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në komisionet parlamentare dhe seancat e ardhshme plenare.

Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj, informon se fokusi kryesor i diskutimeve u vendos mbi rëndësinë e procesit të miratimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2025, me qëllim që çdo aspekt i buxhetit të vlerësohet dhe miratohet në  kohë dhe në përputhje të plotë me pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve.

Të hënën dhe të martën e javës së ardhshme do të zhvillohen seancat maratonë në Parlament për miratimin në parim të buxhetit dhe në këtë aspekt PS kërkon angazhimin maksimal të deputetëve.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?