TIRANË- Të premten Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë në orën 17:00, ku pritet që të diskutohet për emrin e kandidatit/es për presidentin e ri të vendit. Më pas pritet që të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku do të diskutohen emrat e më pas do të kalojë për votim. Burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori, bëjnë me dije se në PS tashmë kanë një short listë me 10 emra që do të diskutohen nga anëtarët e Kryesisë së PS.
RENDI I DITËS:
1. Informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm;
2. Udhëzim mbi detyrat e të deleguarve në funksion të zbatimit të kalendarit politik të miratuar në Asamble;
3. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave të Sekretarëve Ekzekutiv në nivel Qarku dhe Sekretarëve Ekzekutivë të partisë në nivel bashkie. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave të strukturës organizative të aparatit qendror të Partisë Socialiste;
4. Ecuria e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste;
5. Çështje të tjera jashtë rendit të ditës. Mbledhja do të zhvillohet ditën e premte, datë 03.06.2022, ora 17:00, në Selinë e Partisë Socialiste.
Po lejeni Presidentin se nuk eshte primare, por merruni me analizat ne QSUT, qe nuk Po I bejne pacienteve.Kjo eshte teme Jo presidenti.
Përgjigju