Rama: Presidenti i ri të jetë normal e jo politik! Meta më skandalozi! Gati ligji i ri për sistemin e dekoratave! Socialistët japin nga 3 emra, hedhin zarfet në kutinë e votimit

19 Prill 2022, 08:19| Përditesimi: 19 Prill 2022, 15:37

  • Share

TIRANË- Një e nga një, të gjithë deputetët socialistë kanë hedhur zarfin e tyre me 3 kandidatura për presidentin e ri të vendit, që do të jetë në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme. Edi Rama tha se socialistët kanë vetëm 2 kushte, që të jetë një figurë normale dhe jo politike, pra sipas tij e kundërta e Ilir Metës. Këtë të fundit e ka quajtur si presidentin më skandaloz që ka pasur vendi në historinë e tij, që e ka bërë Shqipërinë qesharake.

"Na duhet një president të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët, përtej bindjeve politike dhe këtu sfida vështirësohet dhe përzgjedhja është shumë më e ngushte se çdo të ishte në sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni", tha Rama.

Në mbledhjen e  sotme të grupit, mes akuzave për Ilir Metën dhe prezantimit të tipareve që do ketë presidenti i ri, Rama tha se qeveria ka gati ligjin e ri për kreun e ri të shtetit.  Pjesë e këtij ligji do të jetë edhe një strukturim total i sistemit të dhënieve të titujve dhe të dekoratave, për të cilat Rama tha se Meta e ka shkatërruar totalisht.

"Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial dhe kjo do të ndryshojë, është e rëndësishme për shtetin, për seriozitetin e një shteti dhe do kemi një shtet më serioz duke pasur një figurë më serioze, një ligj për institucionin e presidentit, një sistem titujsh e medaljesh serioz, siç e ka gjithë planeti", tha Rama.

Rama tregoi arsyet se pse presidenti nuk mund të zgjidhet nga populli, por si rast do të trajtohet në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar apo mund të jetë edhe temë për mbajtjen e një referendumi.

"Shqipëria mund ta zgjedhë një President nga populli, nëse do të ndryshojë ngrehinën e vetë Kushtetuese”, tha ai.

Zarfet me emrat e socialistëve nuk u hapën në mbledhjen e sotme të grupit, por u lanë në një moment të dytë, ku shefi i qeverisë, nuk e përjashtoi si mundësi që të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë. Ndërkohë nesër, PS-ja do të nis negociatat me opozitën. Grupi i mandatuar i përbërë nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, ku nesër do të zhvillojnë takimin e parë me opozitën parlamentare. Nga PD-ja do të takohet me Enkelejd Alibeajn, që njohin si kreun e PD-së, Mesila Dodën nga Demokracia për Integrim (8 deputetë) dhe Fatmir Mediun nga Aleanca për Ndryshim (8 deputetë). Nesër në orën 15:00 do të zhvillohet takimi mes grupit të punës të PS dhe shoqerisë civile për të diskutuar propozimet për emrin e e ri të kreut të shtetit. Ndërsa në orën 17:00 në kryesin e Kuvendit do të zhvillohet takimi me grupet parlamentare. Krahas zarfeve kreu i grupit parlamentar ka ftuar për herë të parë qytetarët të nisin propozimet e tyre përmes postës elektronike.

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Ora 14:24
Rama ‘kërcënon’ deputetët socialistë: Po nuk erdhët në seancat e Kuvendit, do ju heq rrogën

1650358384_Sequence03.00073119.Still018.jpg

Pas mbledhjes që patën të hapur për mediat lidhur me procesin e zgjedhjes së emrit të ri për President, PS vijoi mbledhjen me dyer të mbyllura. Por duket se përtej raportimeve dhe diskutimeve për çështje me rëndësi ka pasur edhe ankesa nga kryeministri Edi Rama për deputetët socialist.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Rama i ka ‘kërcënuar’  deputetët se nëse nuk vijnë në seancat e Kuvendit dhe nuk marrin pjesë në votime apo që nuk qëndrojnë në sallë kur zhvillohen debatet politike, do të ketë ndëshkime, duke filluar që nga heqja e rrogës.

Ora 11:08
VIDEOLAJM/ Plotëson 3 emrat për presidentin e ri, Frida Krifca fsheh fletën për të mos 'ia kopjuar' Petro Koçi

 

Sot socialistët kanë dhënë 3 emra për presidentin e ri. Nuk ka kaluar pa vëmendje, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila teksa shkruante emra, e ka fshehur fletën me dorë, teksa deputeti Petro Koçi ka kthyer kokën, për të mos ia lexuar emrat. Duke si nga ato skenat që kemi parë shpesh herë në provime në shkollë, për të parandaluar kopjen nga shoku i bankës.

Ora 11:05
Zgjedhja e presidentit, Rama: Në raundin e parë mund të dalin edhe me më shumë se 1 kandidaturë

 

Kryeministri Edi Rama tha se në raundin e parë të zgjedhjes së presidentit, mund të ketë më shumë se një kandidaturë, nëse do të ketë disa figura që i plotësojnë tërësisht kushtet.

"Siç thotë populli i vjetër kinez një mendje është hiç mendje, dy mendje gjysmë mendje, 3 mendje 1 mendje. Nxjerrja e një kandidature nuk mund të jetë e suksesshme nëse është një mendje, ose dy. Por duke mbledhur të gjitha mendjet dhe të shohim ku na çon ky procesi. Ky proces duhet të jete kofidencial dhe siç mund ta përmasimin po të jetë nevoja në kryesinë e partisë. Ne e dimë që nëse këtu flasim qoftë edhe pa kamera, fjalët marrin venë përderisa flasim për emra.  Dua t’i sigurojë të gjithë që absolutisht ky proces është 100% real dhe serioz. Të gjitha bashkë dhe unë nën krye, kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Askush nuk mund ta mbajë këtë përgjegjësi vetëm.

Të shohim mundësinë që në raundin e parë të kemi më shumë se një kandidaturë, nëse gjendemi në ato kushte.

Na duhet një president për Shqipërinë, jo PS. Por PS ka detyrimin që edhe ata që nuk e kanë votuar të ndihen minimalisht të qetë. Është e rëndësishme, presidenti gjëja e parë që duhet të plotësojë është të jetë njeri normal. Me këtë tani kemi thyer rekordet e anormalitetit.", tha ai. 

Ora 10:52
Rama: Këshillimin Kombëtar të ardhshëm do ta bëjmë në fund të vitit, ka shumë kërkesa! Në maj ministra, deputetë e kryebashkiakë do zbresin në terren

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë se Këshillimin Kombëtar të ardhshëm do ta bëjnë në fund të vitit, për shkak se ka shumë kërkesa.

"Fundviti nis Këshillimi Kombëtar, në tema do të jenë tema që janë realisht me interes për ta. Në vijim, në periudhën maj-qershor do të organizojmë një Lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, kryetarëve të Bashkive për të trajtuar qoftë tema të këtij këshillimi kombëtar, qoftë ato që shqetësojnë komunitete të ndryshe, si edhe problematika që hasim në nivelin e qeverisjes vendore dhe qendrore, do na duhet të ulemi përsëri dhe është mirë që të gjithë të jenë të përgatitur për këtë që të diskutojmë për të dyja aspektet, e para lidhur me cilat janë temat që do të trajtojë Këshillimi i ardhshëm kombëtar dhe cilat do të jenë problematikat e zonave", tha Rama.

Ora 10:47
Zgjedhja e presidentit, PS: Shpresojmë ta zgjedhim në raundin e parë, mund të kandidojë kush ka mbështetjen e jo më pak se 20 deputetëve! Pjesëmarrja e publikut risi me fryte

 

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë të ditur se mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve presin që ta zhvillojnë më 29 prill, ndërsa shtoi se shpreson që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë.

Një risi në procesin e zgjedhjes së presidentit që sic e silëzoi Balla udhëhiqet ekskluzivisht nga PS, është pjesëmarrja e publiku. Kushdo që ka dëshirë mund të dërgojë një email, duke propozuar një emër së bashku me një argument.

“Është e qartë lidhur me afatet kushtetuta, Duke nisur nga premisa kryesore që zgjedhjet do të fillojë jo më vonë se data 24 maj. Ne kemi marrë insiativën, bazuar edhe në traditën që kryetari i rupit parlamentar të shumicës i drejtohet kryetarit të kuvendit për të thirrur kryetarët, në mënyrë që të iniciohen fillimin e zgjedhjeve.  Përbëhet nga 2 etapa: 1 konsultative 2 kushtetuese

Pas shtatë ditësh duhet të votohet raundin i parë i votimit. Kandidati për president duhet të ketë jo më pak se 20 firma nga deputetët. Dje kam kërkuar kryetarët e grupeve të opozitës që të dakordësojmë këtë kalendar.

Ndërkohë që duhet t’ju njoftoj se pjesë e këtij procesi është edhe publiku. Pjesë e këtij procesi është edhe publiku. Nuk e fsheh, eksperienca shembullore e Këshillit Kombëtar me një pjesëmarrje që nuk pritej, na ka dhënë leksione të duhura.

Dje kemi njoftuar një adresë emaile, ku ne i kemi kërkuar qytetarëve të vijnë me propozimet e tyre. Deri në këto moment kanë ardhur 132 propozime, disa prej të cilave edhe të argumentuara.

Në një traditë të re që po jep frytet e veta, është edhe konsultimi me shoqërinë civile. Nesër në po këtë sallë, do të kemi një pjesë të mirë të shoqërisë civile. Në kem propozuar që data 29 prill të jetë konferenca e kryetarëve. Deri në fund të muajit maj te kemi ezauruar procesin.

Për herë të parë PS e udhëheq ekskulizvisht procesin e presidentit të ri.”, u shpreh ai. 

Ora 10:46
Presidenti i ri/ Luljeta Bozo konfuze për 3 emra, pyet Ballën: Nuk jua di atësinë, a quhet?

 

Në fletën që iu është shpërndarë deputetëve socialist u kërkohen 3 emra. "Emri, atësia, mbiemri", shkruhet në fletë, teksa deputetja Luljeta Bozo ishte e paqartë.

Luljeta Bozo: Zoti Balla nëse nuk dimë atësinë quhet e pavlefshme fleta?

Taulant Balla: Mjaft që të jetë një emër publik që ta njohim

Ora 10:41
U shpërndahen zarfet socialistëve, shkruajnë tre emrat që mendojnë si kandidatë për presidentë

Deputetëve socialistë ju kanë shpërndarë zarfet, ku kanë plotësuar formularin me tre emra për kandidatët për president të vendit. Ndërsa kanë plotësuar formularin me tre emra, ato më pas i kanë futur në një kuti votimi.

Ora 10:25
Rama: Meta e bëri Shqipërinë qesharake, jemi i vetmi vend që dekoron të vdekurit! Gati ligji i ri për sistemin e titujve

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mazhoranca e ka gati ligjin e ri për presidentin.

"Sistemi i titujve të medaljeve është sistem i njohur, nuk ka 100 sisteme dhe është o njëri o tjetri, Shqipëria bën një përjashtim flagrant dhe është i vetmi vend në botë ku falë Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen titujt dëshmorëve të Ilir Metës. Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial dhe kjo do të ndryshojë, është e rëndësishme për shtetin, për seriozitetin e një shteti dhe do kemi një shtet më serioz duke pasur një figurë më serioze, një ligj për institucionin e presidentit, një sistem titujsh e medaljesh serioz, siç e ka gjithë planeti", tha Rama.

Ora 10:21
Presidenti i ri, Rama: Nuk duam një figurë të ngjyrosur tërësisht politikisht

Kryeministri Edi Rama tha se presidenti i ri i vendit nuk duhet të jetë një figurë e ngjyrosur politikisht.

‘Sot jemi përballë një sfide shumë të madhe. Nuk duam një figurë të ngjyrosur tërësisht politikisht. Ajo që duhet të bëjmë është të bëjmë një sforoco të përbashkët duke i hapur rrugë të gjitha detyrimeve të gjithsecilit këtu. Ne nuk mund të hedhim emra që pastaj bëhen mish përtop për mediat. Ne kemi detyrimin t’ja japim njerëzve mundësinë që të shprehen për këtë temë dhe natyrisht duke përcaktuar disa piketa.’- tha Rama.

Ora 10:17
Rama: Meta ishte një zgjedhje me detyrim, si president, ishte shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ka pasur ky vend

Kryeministri Edi Rama tha se zgjedhje e presidentit Ilir Meta ishte një zgjedhje me detyrim, ndërsa u shpreh se ai është shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.

‘Presidenti më i paparsërishtëm në llojin vet që Shqipëria ka pasur taksiratin të ketë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës president ishte një zgjedhje me detyrim përcaktim për ne pasi nuk i kishim votat dhe njëkohësisht gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, po të kesh parasysh se mungonte opozita zyrtare në sallë dhe vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që të përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte në zgjodhëm një president për opozitën por duke menduar se do të ishte dhe një president për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe për shqiptarët i dha vendin një president shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.’- tha Rama.

Ora 10:10
Rama krijon identitikin e presidentit të ri

Kryeministri Edi Rama krijon identitikin e presidentit të ri.

" Do zgjedhim një figurë për 5 vitet e ardhme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellët mes institucionet të presidentit dhe aleatëve strategjikë, miqve të vendit, që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Republikës dhe të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët, përtej bindjeve politike dhe këtu sfida vështirësohet dhe përzgjedhja është shumë më e ngushte se çdo të ishte në sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni", tha Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • labo: 20/04/2022 16:17

    per mendimin tim personal mendoj qe te jete fatos tarifa nje jurist i mirenjohur ndersa meten e zgjodhi vete rama per pazaret e veta mos te tallet me njerzit

    Përgjigju
  • freddy: 20/04/2022 07:53

    presidentin do ta zgjedhi sorosi ashtu sic zgjodhi edhe kryeministrin, shtet skllav dhe palaco

    Përgjigju
  • Iris: 20/04/2022 02:05

    Rexhep Qosja,Spartak Ngjela,Pandeli Majko,Paskal Milo,Fatmir Xhafaj,Ardian Dvorani,Luljeta Bozo,Valentina Duka,Halim Kosova,Romeo Gurakuqi,Zef Mazi,mendoj se do te ishin kandidatura shume interesante.Do te doja me shume transparence per kandidatet e mundshem.Edhe zgjedhja e Papes eshte me e hapur dhe me demokratike se kjo e presidentit shqiptar.

    Përgjigju
  • Domi: 19/04/2022 17:23

    President meriton Ilir Vrenozi Korces ujku Cerrikut dhe Lek Plepi jane te mire dhe miq te Metes

    Përgjigju
  • Agron: 19/04/2022 16:47

    Shyqyr zotit me ne fund do te kemi nje president i denje per Shqiptaret.

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 19/04/2022 16:29

    Ka te drejte. Presidenti sduhet te jete politik ne menyre qe vendimet te mos jen te ndikuara politikisht.

    Përgjigju
  • Olgert: 19/04/2022 15:40

    Shpresojme te behet zgjedhja e duhur me kete post te rendesishem si te presidentit!! Dhe jo si Meta qe nuk e pash nje dite te bej dicka te duhur per kete vend.

    Përgjigju
  • Marko: 19/04/2022 15:38

    Ilir meta nje nga presditentet qe ishte komplet deshtim ne drejtimim e vendit besojm se kete rradh do vendoset me te veret nje president i denjt per vendin tone

    Përgjigju
  • Alda: 19/04/2022 15:34

    Shpresoj qe te votohet per president nje figure e denje per shtetin ton dhe jo nje president skandaloz si Ilir Meta

    Përgjigju
  • Klodi: 19/04/2022 15:34

    Ky meta duhet te ishte hequr me kohe me perpara dhe te kishte dale nga politika fare

    Përgjigju
  • Ndergjegjja: 19/04/2022 15:34

    Presidenti kete radhe duhet te zgjidhet ne fillim per njeriun e mire qe duhet te jete pastaj per profesionalizmin. Rama ka te drejte kur thot qe Ilir Meta esht presidenti me skandaloz dhe mos na ardht me nje lider si ai.

    Përgjigju
  • Rakip: 19/04/2022 15:30

    Kemi nevoj per njerez qe dine te bejne punen e duhur ne postet qe u caktohen dhe me besimin me te madh qe do behet zgjedhja e duhur per presidentin

    Përgjigju
  • President: 19/04/2022 13:14

    Per mendimin tim duhet një zonje sikur Lindita Nikolla per presidente do ishte nje super vleresim !

    Përgjigju
    • Veri Jug Lindje Perendim: 19/04/2022 18:09

      Do ishte super ide pasi edhe veriu po thote që nuk kemi asnje perfaqesim ja ku e keni dhe presidente

    • anna: 19/04/2022 13:19

      E meriton Lindita eshte shume paqesore .

  • Sako: 19/04/2022 13:10

    Shqiperia nuk vuan per President apo ish kryeminister. Ajo vuan per shkak se nuk ka Kryeminister normal. Sepse ky qe kemi eshte kreu i mafjes qe ka kapur shtetin.

    Përgjigju
  • Bledi: 19/04/2022 12:35

    Shikoni cfar kulture ka zonja Bozdo....kolegut i drejtohet me zoti...ajo te nderon po te zgjidhet presidente

    Përgjigju
  • Mondi: 19/04/2022 12:20

    Nuk i kuptoj sesi mund te merren me rakipin ne kete dite qe vendoset per presidentin. Po pse more njerez nuk e kuptoni qe qeveria nuk i ka te gjithe ne dore dhe nuk merret personalisht me te gjithe

    Përgjigju
  • Aldi: 19/04/2022 12:17

    Vendi yne ka vertete per njerez te punes dhe njerez te cilet jane vertete te denje per te ndare mendime dhe per te dhen udhezime per te miren e shtetit dhe mendoj se do beni zgjidhjen e duhur.

    Përgjigju
  • Xheiii: 19/04/2022 12:17

    Presidenti duhet te jete nje figure e denje per shtetin tone dhe vetem si keta qe dalin non grada sduhet te dalin per president

    Përgjigju
  • Landi: 19/04/2022 12:17

    Ne fakt eshte mire ajo shprehja qe shqiptari nuk rri dot a u marr me llafe dhe kjo gje po behet ne kete moment.Ata po merren me zgjedhjen e presidentit kurse ju po permendni njerez non grada pa ndonje lidhje.

    Përgjigju
  • Anton: 19/04/2022 12:17

    Kam besim se me keto vota do te zgjidhet vertete nje njeri i duhur per ta mbajtur ate post dhe per ta perfaqesuar ne menyre dinjitoze Shqiperine duke respektuar Kushtetuten e vendit

    Përgjigju
  • Dori: 19/04/2022 10:42

    Vetem nje emer e nderon Shqiperine, Luljeta Bozdo....

    Përgjigju
  • anna: 19/04/2022 10:34

    Uroj qe kete rradhe mos te veproni gabim , dhe shpresojme te zgjidhet njeriu i duhur per ate post te rendesishem.Se ka 32 vite qe bota rrotullohet veq ne keto koka te korrupsionit dhe hajduterise .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?