PS mbledh grupin parlamentar, diskutohen denoncimi në SPAK për 21 janarin dhe çështjet e seancës të së enjtes

23 Janar 2023, 10:26| Përditesimi: 23 Janar 2023, 15:28

  • Share

Partia Socialiste do të depozitojë në SAPK një kallëzim të ri për 21 janarin. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla pas mbledhjes së grupit tha se kallëzimi do të dorëzohet brenda kësaj jave dhe se kanë në dorë prova të reja. Balla i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që ta rihapë këtë çështeje.

Në mbledhje është diskutuar edhe mbi prioritetet e qeverisë, që janë mbështetja e qytetarëve në kohën e krizës. Balla theksoi se nga muaji prill do të nisë taksimi për prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe më pas kjo taksë do të shkojë për mbështetjen e pensionistëve.  

Sa i përket amnistisë fiskale, Balla tha se drafti po diskutohet me ekspertët e BE-së.

“Ju e dini që drafti i amnistisë fiskale nuk ka ardhur ende në Kuvend. Sapo të vijë natyrshëm do të informoheni. Ajo nuk kalon me procedurë të përshpejtuar.  Ka pasur një konsultë me ekspertët e BE-së”, tha Balla.

Pas mbledhjes me deputetët, kreu i grupit socialist njoftoi se të enjten do të dërgohen për votim në Kuvend, ndryshimet në buxhet që parashikojnë mbështetjen e radhës financiare për qytetarët, përmes të ashtuquajturës Pakoja e Madhe për të përballuar efektet e inflacionit të shkaktuar nga lufta.


Lajmi kryesor:

21 Janari/ Berisha, Basha dhe Ndrea Prendi nën akuzë për vrasje dhe 'shpërdorim detyre'! Ministri i drejtësisë dorëzon në SPAK kallëzimin penal


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?