Politikë
Top 24

PS mbledhje grupi në Kryesinë e Kuvendit, pak orë para ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

8 Korrik 2019, 10:12| Përditesimi: 8 Korrik 2019, 14:50

  • Share

Partia Socialiste e Shqipërisë ka organizuar mbledhjen e Grupit Parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Kjo mbledhje vjen pak orë para ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Kujtojmë se ky vendim u mor pas konferencës së jashtëzakonshme të kreut të shtetit Meta, i cili firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndërsa për sa i përket Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të Shtetit, Ilir Meta, pritet që të drejtohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Ky Komisioni do ketë në përbërje të tij  9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?