PS merr për herë të parë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës! Shkodranët refuzojnë dyshen Berisha-Meta! Benet Beci mund me 11 mijë vota më shumë Bardh Spahinë

15 Maj 2023, 13:07| Përditesimi: 15 Maj 2023, 16:40

  • Share

TIRANË- Shkodra ka refuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke bërë që për herë të parë që nga komunizmi, kjo Bashki të drejtohet nga socialistët. Benet Beci ka bërë histori në zgjedhjet e 14 majit duke fituar në një bastion historikisht demorkrat dhe kjo fitore ka qenë me një diferencë të thellë me rreth 11 mijë vota më shumë. Referuar të dhënave zyrtare, Benet Beci ka marrë 34302 vota, e ndërsa Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 22678 vota.

Ndonëse Berisha dhe Meta bashkuan forcë dhe Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt nuk nxori një kandidat të sajin, kjo nuk mjaftoi që të merrnin Bashkinë e Shkodrës, e cila ishte aq shumë e dëshiruar edhe nga socialistët prej vitesh.

Benet Beci ka shërbyer si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për më shumë se një dekadë para se të angazhohej në politikë për Partinë Socialiste. Ai është zgjedhur deputet më 2021 në qarkun Shkodër, e ndërsa në këto zgjedhje zgjodhi të linte mandatin për të marrë një detyrë të re atë të drejtimit të qytetit.

Pas humbjes, Bardh Shpahia ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarit.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shkruan Spahia.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë ndarja e mandateve në Këshillin Bashkiak.

Ora 18:51
PS fitore historike në Shkodër, Benet Beci: Mirënjohës demokratëve për besimin, obligim që t’ua kthejmë në punë

 

Pas fitores historike të PS në Shkodër, Benet Beci në një dalje për mediat një falënderim të veçantë e pati për të gjithë demokratët që iu dhanë mundësinë për të drejtuar bastionin historik të PD-së. Benet Beci e sheh këtë besim si një obligim për t’ua kthyer të gjithë demokratëve në punë konkrete.

Jam mirënjohës çdo demokrati që na kanë parë me dyshim dhe më në fund shumë prej tyre kanë arrit të na besojnë, për ne është obligim t’ua kthejmë në punë edhe atyre. Sot jemi para një sfide të jashtëzakonshme për ta bërë atë që kemi premtuar dhe me një mirënjohjeje të veçantë për Ramën që mbështetja dhe planet dhe projektet që ne kemi shpalosur për Shkodrën do bëhen realitet. Ky është obligimi ynë.

 

Ora 18:46
Thyen bastionin historik të së djathtës, Benet Beci: Mirënjohës Shkodrës për besimin, do punoj për të gjithë, pavarësisht ngjyrës politike

 

Për herë të parë PS do të drejtojë Shkodrën, një bastion historikisht i djathtë, por që në këtë zgjedhje socialistët arritën fitore të thellë. Pas fitores, Benet Beci në një dale për mediat falënderoi qytetarët shkodranë për besimin dhe tha se puan e tij nis sapo të marrë detyrën për ta kthyer këtë besim në detyrë. Benet Beci tha se do të punojë për të gjithë qytetarët Shkodranë pavarësisht ngjyrës politike.

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve, të jashtëzakonshme. Të dy ditëve ku Shkodra foli, qytetarët e Shkodrës folën, Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një sensacion i madh mbas një muaji fushate ku ne folëm për projekte, qytetarët e Shkodrës na besuan dhe të të japin një besim të madh është një detyrimi jashtë që unë u jam shumë mirënjohës. Jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin, besimi është një nga gjërat më të shtrenjta që jepet dhe është një punë e madhe për ta kthyer, detyra ime nis këtu, besimin e tyre për ta kthyer në punë. Besimi i tyre është një obligim për të punuar për secilin qytetar të Shkodrës, për ti shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar edhe nëse s’na ka votuar, pavarësisht ngjyrës e politikës ne do jemi në shërbim të çdo shkodrani, jam i lumtur t’iu them që patëm një fushatë të shkëlqyer në Shkodër, një fushatë të qetë”, tha Benet Beci.

Ora 18:31
PS mori për herë të parë Shkodrën, Elisa Spiropali: Do ta çojmë në një nivel tjetër turistik dhe ekonomik

1684168011_spiropali.jpg

Drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali ka folur për mediat pas fitores historike të PS në Bashkinë e Shkodrës. Në fjalën e saj Spiropali tha se do ta çojnë Shkodrën në një nivel tjetër turistik dhe ekonomik.

“Është bërë një fushatë e jashtëzakonshme që me ka mbresuar fort  si drejtues e politike e kësaj qarku. Një kryetar i ri bashkie për Shkodrën, Benet Beci, Kristjan Shkerli për Vaun e Dejës, dhe Tonin Marinaj për Malësinë e Madhe. Ne i kemi takuar pothuajse të gjitha komunitete dhe i jemi shumë mirënjohës për të gjithë aktivistet e PS, por edhe ata që na janë bashkuar nga forca të tjera politike për të vazhduar përpara në të gjithë qarkun Shkodër. Në Shkodër është bërë një fushatë që tejkalon çdo mundësi, me përulësi dhe një qasje të re për bashkinë e Shkodrës. Shkodra është ngritur dhe do të ngrihet në një nivel të ri zhvillimi turistik dhe ekonomik dhe falënderojmë çdo votues pavarësisht se për kë ka votuar”, tha Spiropali.

Ora 16:36
Theu bastionin historik të të djathtëve, reagon Benet Beci: Faleminderit nga zemra

Benet Beci ka reaguar pas fitores në bashkinë e Shkodrës, bastioni i së djathtëve i cili u thye për herë të parë në historinë e Shqipërisë pluraliste. Benet Beci ka një falënderim për të gjithë qytetarët që i besuan drejtimin e Shkodrës. 

“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra”, shkruan Benet Beci.

Ora 14:46
Humbi Shkodrën, Bardh Spahia: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë

1684154828_34722973161481117986024792369014399990328385n.jpg

Pasi humbi Shkodrën, ka ardhur edhe reagimi i Bardh Spahisë. Me anë të një postimi të shkurtër, ai hedh akuza në drejtim të kundërshtarit të tij.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shkruan Spahia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 15/05/2023 20:19

    Nuk ka pse del në foto me ish deputet që pretendojnë se i kanë dhënë fitoren PS! Populli shkodran ishte më i avancuar mendërisht nga praktikat dhe individët që servirte PD prandaj votoi alternativën që e gjykon më të mirë për momentin.

    Përgjigju
  • Neta: 15/05/2023 20:01

    Duhej ta kishin nxjerr kandidat qysh vjet se e kishte fitu! Hera pare qe vendosin kandidatin e duhur. Bravo

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 15/05/2023 19:02

    Urime Shkodra me Betetin, Shkodra do kete ndyshimet më të mëdha ne 32 vjet. Shkodra është per puntore jo demela si Sala and co.

    Përgjigju
    • kokra e puntorit: 16/05/2023 18:22

      cfar m.tin te beri pd me voltant e te pa aftet e tjere deri tani ty ne Shkoder o hale? ku i pe hajrin ose kur i the nje here ju lumt krahu se ta bene nje pune? cfar te beri spahija deri tani kur duhet te punonte fort per te fituar keto votime? ik mor rrota e trapit se nuk zini mend ju peshqit qe hani karremin e shpellarit

    • Kokrrat e dembelave: 15/05/2023 20:46

      Kulmi i rrenes: Me gezim po shkoj ne pune e s'baj shamate asnjihere me gruan. Kaq punetor jena ne saqe edhe uren e vjeter te Bunes na e ndertoi turku per me na cu ne Shiroke per me dal ne xhiro na. Kalaja e Shkodres u shembte naten apo ishin dembela e nuk e ndertonin aspak.

  • Besnik: 15/05/2023 17:14

    2 fjal kam, ME KEN SHKODRAN TE TANA I BAN, urime Shkodraneve qe votuan per ndryshimin e shume munguar, Shkodra do bohet Perla e Veriut ashtu sic i takon.

    Përgjigju
  • Linda: 15/05/2023 15:49

    Urime Shkodres bene zgjidhjen me te mire Benet Beci e meritonte fitoren.

    Përgjigju
    • vlonjati: 15/05/2023 23:02

      Pse moj Linda çfar meritash ka ky Beci?!

  • Stela: 15/05/2023 15:47

    Veni prangat Sali zagarit.Ky kriminel flet per narkoshtet kur ka vra e zhduk me qindra persona.Por drejtesia e kalbur e ktij vendi nuk vepron sepse ky qen duhet te ishte pas hekurave bashk me Meten.Bardh plehi nuk ka si te pergezoj ne menyr qytetare Benetin per fitoren sepse babi Berisha e zhduk nga politika pastaj.

    Përgjigju
  • Babuli Tanguli: 15/05/2023 15:39

    O qeni Arbëri mëso shqip o klysh Sërbi ti je analfabet e debil i ler. Edi Rama është burr shteti i madh. Është intelektual jo analfabet si ty që sdi shkrim e këndim thua shkjaun. Çfar do të thot shkjaun o debil ? ? ? ? Se në shqip kjo fjal nuk ekziston mor debil i ler.

    Përgjigju
    • Ar Tase: 16/05/2023 09:43

      Si ha raku njeriu mo per ca banda provinciale qe po desh shteti i zhduk per 1 jav

    • beneti: 15/05/2023 18:35

      kur ke dhe qeverine qendrore ne anan tende keta fiset do vihen ne rresht per ti kerku falje se ja ve policine te cdo dere qe keta hapin dhe e shohin veten te hoteli pa lek o injoranto sa te fillojne te ngrene koken mbaje mend renean cfar ka per ti bo. thuaj shyqyr qe Edi nuk esht shpellarimqe te vret naten e te qan diten se edhe ashtu behet dhe keta e dine shuuuum mire qe nuk e kruajne dot me qeverine se ne fund fiton gjithmon ajo

    • Injorant: 15/05/2023 17:39

      Beneti nrenda 6 muajsh ne Shkoder jep doreheqjen. Mbajeni mend. Nuk i ka ba llogarite mire me gjobat e Bajrave, Tomes, Licve etj etj

  • Filani: 15/05/2023 15:10

    Po si nuk dolen njehere opozitaret e te urojne fituesin…Bardhi deri tani eshte takuar shume here me Benetin por me sa duket me fytyren e Hokerit,komplet fallco dmth.Nuk e akuzoi per asgje,tanime eshte humbes,si gjithe PD nuk reflektojne asnjehere ppr gjithmone jane blere e shitur zgjedhjet,jo mafia jonleshi jonpersheshi…. njerez pa dinjitet! Bravo Shkodres qe zgjodhi Benetin,kam pershtypjen se shkodra do marre fryme me ne fund… Urime Benet

    Përgjigju
  • Glori: 15/05/2023 15:04

    shkodranet i thane jo nje te keqe te madhe qe jane meta berisha

    Përgjigju
    • Fals: 15/05/2023 19:11

      E keqja iku nga Meta e erdhi tek PS. Behet fjale per deputetin me prirje seksuale te dyshimta Te LSI ne shkoder i cili i eshte bashkuar PS. Fatkeqesi! Beneti vetem do ishte super

  • Arbëri: 15/05/2023 14:57

    ”Urinen” për boten serbe Shqipëria IMF… ditë më të zeza nuk në se si të përjetosh më shumë… tani radien e ka historianët tradhtar që së shpejti do e publikojn rishikimin e Ri të historia shqiptare ku do e shpallin edhe Gjergj Kastrion më prejardhje serbe më porositet e gjkëprishurit Edvin shkjau shqipfolës!

    Përgjigju
    • Arditi: 16/05/2023 04:11

      Koment prej analfabetesh. O rob kthehu mbaro filloren pastaj bej komente. Apo po perdor google translate?

    • Lui: 16/05/2023 01:04

      Arber cfar ke dasht me thane se nuk po kuptohet shqipja jote Ca ka te baje ketu serbi e prrallat me mbret qe shkrun ti Ju ka mebet sahati te Serbia ju kosovareve

    • Toni: 15/05/2023 15:38

      Arber zbrit nga pema,e meso te shkruash

  • Piku: 15/05/2023 14:42

    Tani PD te riorganizohet se eshte ne pike te hallit e na ka mbajt voten peng. Nuk lihet qyteti ne doren e nje cifti (dysheje) qe zihen, jo vula, jo pa vula. Reflektoni keto vite edhe ejani me nje PD si e 90'es, jo kshtu me Meten qe ka nderru krah sa here ka dashte.

    Përgjigju
  • Shkodra: 15/05/2023 14:20

    Bravo urime

    Përgjigju
    • Luli: 15/05/2023 14:52

      Pse bravo? Vota e popullit nuk diskutohet, as nuk njolloset. Ata qe ky i quan qendrestare, jane dogmatike te genjyer nga ata qe e lane qytetin si ne komunizem.

  • tom bregu: 15/05/2023 14:14

    Benet Beci eshte nje shembull punetori qe ka per ta ndryshuar Shkodren. Bravo Benet!

    Përgjigju
  • Sifi: 15/05/2023 14:10

    Fitorja e Benet Becit ne Shkoder ka tre faktor . E para shkodranet Thane mjaft ju besuam dhe shume NUK morem dhe provojne ndryshimin,e dyta Benet Beci si menacher I venue ne prove dhe Jo politikan dhe evtreta veprat me medha I ka karter qeveria socialists ,si stadium,fototeka Marubi,tetatri Migjeni ,by Pasig I Shkodres,rikualufikimi I bregut te liqenit si dhe rruga Shkoder Velipoje

    Përgjigju
  • Miku: 15/05/2023 13:57

    Bardhi humbi nga trashegimia e keqe qe la Voltana (pike pune nuk ka bere) edhe ngaqe perfaqesonte Berishen e Meten. Te fitodh mr 11 mije vota me nje fushate modeste sie Becit, dmth qe shkodranet jane merzitur me.mungesen e investimeve dhe punesimit, me nje bashki qe tere fondet i harxhonte per Vllaznine dhe plehrat. Besoj se eshtr shans i vetem qe ka PS ne shkoder, po zhgenjeu, gjalle se e merr me. Vote ndeshkuese.

    Përgjigju
  • asolingo: 15/05/2023 13:57

    Ndoshta votuan me shumice qytetaret shkodrane prandaj dhe fitoi PS.Urime.

    Përgjigju
  • shkodran: 15/05/2023 13:56

    Me ne fund Sali krimineli e mori pergjigjen dhe nga Shkodra...tani te largohet pergjithmon nga politika dhe te arrestohet per krimet qe i ka ba kti popull.Kjofsh i mallkum ti dhe Meta o Sali krimineli.Uroj qe tani Rama te filloj menjeher investimet e munguara prej 30 vitesh ne Shkoder.URIME BENET BECI

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/05/2023 13:48

    Tani printer Serbin edhe në Shkodër njashtu sikur në Durrës o të verbuar qofshi…! Serbia luftoi më shumë se një shekull dhe nuk mundur ta merr Kosovën as më luft, kurse Shqipërin e gëlltiti mbrenda 8-9 vite në tavolin më bdihmen e tradhtarit Edvin shkjaun shqipfolës…! Ju deshirojë më Zelmerlöw të plast që ta shijoni shëmtin e serborusis fashiste… e tani së shpejti do votoni edhe falken nga aleanca e NATO—s sepse kështu është porosia nga Putini bananodlingar biologjik i Kristaq Krstoviçit…!

    Përgjigju
    • Tori: 15/05/2023 19:14

      Arberor suma sado te shkruash shqip me google translate nuk behesh dot shqiptar ti nje cope injoranti coban bagetish prej serbise analfabet,, ha veten me dhembe tani nga inati se nuk fitoj bashkombesi jot berishovici.

    • Just me: 15/05/2023 16:19

      Çfare trapin je duke thene Arber? Je duke fol perçart, apo je duke fol me gjuhen e atyte qe gjithmone kane dashur me perça kete vend?

    • Edi25252: 15/05/2023 16:04

      arbërie : patjetër që ke probleme identiteti

    • Piku: 15/05/2023 15:58

      O ty ta q. Vucici nanen.

    • Dakord: 15/05/2023 15:25

      Ore arbër të paktën sot mos kishe komentuar apo nuk jeni ngopur akoma me mutin që ju hodhi populli në surrat. Të mbuloftë turpi në 7 breza o fosile shpelle

    • Serbovic: 15/05/2023 14:40

      O sali mos nalo komentet se do fitosh ne 2040.

    • Dory: 15/05/2023 14:34

      Fol per kosoven ti or qyp jo per shqiperine

  • Loce: 15/05/2023 13:39

    Shkodra i ka ba mutin dyshes Berish- Meta.

    Përgjigju
  • Shkoder ta marrsha: 15/05/2023 13:38

    Efekti LUIZ EJLLI TE NDERUAR !! Pranojeni apo jo e nxorri benetin njeri pozitiv, qe te ndihmon pa dallim partie Urime

    Përgjigju
    • Erik: 15/05/2023 17:32

      Po po Luizi ia dha PS-së votat dhe në Tropojë.

  • Meri: 15/05/2023 13:29

    Më në fund e kuptuan shkodranët që,me Sali Berishën,nuk ka të ardhme.Urime shkodra...

    Përgjigju
  • e drejta: 15/05/2023 13:27

    FINALMENTE..ERA ORA. TANI DO TE SHIKOI SHKODRA SI KA PER TA BERE PS. KAQ ISHTE PUNA ,EDHE MBAS 2 VITEVE NE ZGJEDJJET PARTIAKE DO TE VOTOJNE PO PS, KAM BINDJE TE PLOTE PER KETE SE DO TE SHIKOJNE NDRYSHIMIN E MADH

    Përgjigju
  • vildan: 15/05/2023 13:24

    Qyteti i kultures i dha shume shanse PD deri sa erdhi kjo dite. PD e la Shkodren ne balte e plera per 32 vite por kultura triunfoi dhe boll duroi. Nuk ecet perpara me Enveriste NON GRATA dhe me hajdut te floririt ku vet non grata e ka akuzuar dhe ne fund u bashkua duke shitur partine.

    Përgjigju
    • Pipi: 15/05/2023 14:52

      Nuk të heq as një presje, Vildan.

  • Elton: 15/05/2023 13:19

    A thua mund te jet mërzitur Çim Peka...se te fitosh me 11000 vota ne shkoder eshte arritje shume e madhe per Benetin. Shyqyr Zotit qe Shkodra me ne fund po noton drejt rrymës se gjithmonë ka notuar kundra rrymës, e ka përdorur Plaku Sali Berisha per interesa te veta , tashi qe humbi edhe Tropojën ishalla po i thërret mendjen qe ta lej te qete kete vend se boll ja ka ven zjarrin Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 15/05/2023 13:19

    Shume mire z. Benet Nuk te kam votuar dhe as tjetrin se kam votuar por tani trego qe e ke merituar mandatin se ke shume pune per te bere e jo vetem te kenaqesh tom doshin apo gon celen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?