Politikë

PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës

14 Dhjetor 2024, 21:10| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 21:14

  • Share

Të paktën në retorikën publike, socialistët nuk duken aspak të sfiduar nga kundërshtarët e tyre politikë,  duke pranuar tashmë që përballë, nuk do të kenë vetëm opozitarët e vjetër, por edhe një front të ri, që e quajnë populist. Nga Kukësi, si drejtues politik i këtij qarku, Pandeli Majko e cilëson PS-në si partinë e stabilitetit.

‘Në 11 maj do të jetë një zgjedhje e jashtëzakonshme.nuk kemi përballë një bllok opozitar, por dy, njëri ai që ka qënë, I vjetri, dhe një tjetër që po vijnë më shumë anë sirenash dhe I ngjan një lëvizje populiste që janë shpërndarë kohët e fundit në Europë, dhe që dinë shumë mirë një gjë, tu thonë njërëzve atë që nuk u pëlqen. Pikërisht se kemi përballë këyre dy blloqëeve, jemi e vetmja alternativë që di cfarë do, kush ka qënë dhe ku do të shkojë. Alternativa e stabilitetit dhe ajo e destsbilitetit dhe paqartësisë’, thotë Majko.

E pranishmë në takimin me strukturat e PS-së në Kukës, ishte edhe Evis Kushi, sekretare e forumit të gruas, e cila sfidën e vetme të socialistëve sheh integrimin në Bashkimin Europian.

"Fitorja jonë në zgjedhjet e 2025 nuk është vetëm një fitore e PS, por është një detyrim, një përgjegjësi e madhe për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për të ecur përpara drejt integrimit në BE, pasi PS është e vetmja forcë politike që mund ta dërgojë vendin drejt BE-së"u shpreh ndër të tjera Kushi.

Kushi kërkoi angazhim e grave dhe vajzave për të rritur pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e 2025. 

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lista: 15/12/2024 02:55

    Majko del ne pension ne 2025 , vjen brezi i ri se iku shekulli ! Hapni listat se do ta shikoni sa vota merrni!

    Përgjigju
  • Who: 14/12/2024 22:52

    Kukesianet nder njerezit me te varfer ne Shqiperi, keta pa pike turpi shkojne atje dhe pas 12 vitesh u kerkojne serish voten. Ata qe jane te pranishem ne ate mbledhje jane 1) administrata e fryre mire e mire 2) klientet 3) lepiresit se Kukesianet e vertete jane neper shtepi me shtepi bosh e femije ne emigrim. Eshte e trishte se si ky komb nuk gjeti rehat pas rrezimit te diktatures. Ngeli ne emigrim nderkohe qe kriminelet bejne ligjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?