Blendi Gonxhja

Zgjedhjet 2025/ PS ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe, Blendi Gonxhja ikën nga Dibra vjen në Kombinat! Emri kush pritet ta zëvendësojë

20 Nëntor, 18:17| Përditesimi: 20 Nëntor, 22:07

  • Share

Tirane- Partia Socialiste ka bërë ndryshime në ekipin e drejtuesve politik në qarqe për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025

Report tv e Shqiptarja.com mësojnë se Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nuk do të jetë me drejtues politik për qarkun e Dibrës, por do të zhvendoset ne kryeqytet, konkretisht në zonën e Kombinatit, njësia 6 ku ka shërbyer edhe më parë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë ministri për gazetaren Raziela Myslimaj, duke pohuar angazhimin e tij për zgjedhjet e 2025 në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

"Po! Angazhimi im politik do të vijojë në të gjithë qarkun e Tiranës dhe me theks në Njësinë nr. 6, zona e Kombinatit", tha Gonxhja për Report TV.

Në Dibër ka zëra se do të shkojë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha si drejtues qarku politik, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, informon gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj.

Gonxhe u zgjodh nga kryeministri Edi Rama. për të drejtuar fushatën e PS në qarkun e Dibrës në shtatorin e këtij viti gjatë mbledhje së Asamblesë Kombëtare të PS

EMRAT E DREJTUESVE NË QARQE TE PS QE U EMERUAN NE SHTATOR 2024
Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako, ikën Ardian Çela
Shkodër- Benet Beci, ikën Elisa Spiropali
Lezhë- Ulsi Manja, konfirmohet
Kukës- Pandeli Majko, konfirmohet
Dibër- Blendi Gonxhe, ikën Balluku
Elbasan- Arbian Mazniku, ikën Damian Gjiknuri
Fier- Belinda Balluku, ikën Taulant Balla
Korçë- Niko Peleshi, konfirmohet
Gjirokastër- Mirela Kumbaro, konfirmohet
Berat- Ervin Demo, ikën Bledi Çuçi
Vlorë- Bledi Cuçi, ikën Blendi Klosi
Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gimi: 20/11/2024 18:26

    Te shporret veliaj se spo e shofim dot, shyqyr u kujtue ta heqi at hajdut

    Përgjigju
    • A...Zh: 20/11/2024 20:26

      Se ka hequr kush or mik, eshte drejtues politik i Qarkut Tirane.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?