Eridian Salianji dhe Elena Xhina.

Eridian Salianji ikën pas 15 vitesh si përfaqësues i PS në KQZ

24 Shtator, 12:49| Përditesimi: 24 Shtator, 13:46

  • Share

PS ndryshon pas 15 vitesh përfaqësuesin në KQZ. Burimet bëjnë me dije se Eridian Salianji e ka konsideruar të kryer misionin e tij dhe ka kërkuar shkëputje.

Vendimi i Salianjit vjen vetëm pak ditë pasi Rama e hoqi si Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, e këtë funksion ja bashkoi Damian Gjiknurit tek departamenti i Organizimit.

Salianji do të vijojë të kontribuojë për çështjet zgjedhore në PS, sidomos për betejat në Kolegjin Zgjedhor gjatë procesit elektoral 2025.

Në vend të Eridian Salianjit, në vijim PS-në KQZ do ta përfaqësojë Elena Xhina. Ajo ka qenë deputete e PDIU/Elbasan deri në vitin 2021, e më pas u angazhua me PS, si Këshilltare e Ministrit Ulsi Manja, e më pas si funksionare pranë Avokaturës së Shtetit.

Mësohet se çështjet e para ku Xhina do të mbrojë interesat e PS, janë disa mbledhje ku disa kandidatë të PS rrezikojnë të gjobiten për raportime të pasakta të financave zgjedhore.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?