PS nuk humb kohë, 5 ditë pas pezullimit të Granit Gjanës, prezantohet prefekti i ri i Kukësit

12 Dhjetor 2023, 16:27| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 19:03

  • Share

Pak ditë pasi GJKKO urdhëroi pezullimin e prefektit të Kukësit, Granit Gjana pasi akuzohet për abuzim me tenderin e naftës, prezantohet prefekti i ri i qarkut.   Ai është mjekun radiolog Agron Geca.

Në ceremoninë e sotme të prezantimit të pranishëm ishte zëvëndes Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe deputeti socialist Pandeli Majko.

Në fjalën e tij, prefekti Geca tha se do të bëj më të mirën për të gjithë banorët e qarkut Kukës.

I pranishëm ishte edhe deputeti Pandeli Majko. Ai vlerësoi edhe punën e bërë nga ish prefekti Granit Gjana.

"Përveçse është dhe mjek, një mjek që ka një vlerësim tepër të veçantë në të treja bashkitë përbërëse të prefekturës së Kukësit ka dhe një cilësi tjetër që është një hasian i vlerësuar dhe jam i bindur se do të bëjë atë që duhet. Shpreh vlerësimin për ish prefektin Granit Gjana i cili në muajt e detyrës së tij e ka kryer këtë detyrë me devocion dhe përkushtim", shtoi Majko.

Brenda këtij viti në prefekturën e Kuëkësit janë emëruar 3 titullarë  Albert Halilaj, aktulisht kryetar bashkie I Kukësit , Granit Gjana dhe i emëruari aktual Agron Geca.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?