Politikë

PS shpall fitoren në Devoll, Peleshi: Ky nuk është një mandat triumfi, por pune! 

12 Maj, 13:38| Përditesimi: 12 Maj, 13:43

  • Share

Socialistët kanë nisur festën për triumfin në Devoll, ku ka përfunduar numërimi i votave. Sipas të dhënave, PS ka fituar me një diferencë prej 1212 votash, më konkretisht 7082 vota kundrejt koalicionit PD-ASHM me 5870 vota. 

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi tha se ky nuk është thjesht një mandat triumfi, por pune. 

“Është mbi 1250 plus PS në Devoll. Është historike, ju e dini grafikun e rezultateve. Është rritje nga zgjedhjet në zgjedhje. Ia dedikoj këtë fitore organizatës fantastike të Devollit, që ka gjetur forcat të ngrihet mbi çdo dobësi të së shkuarës, të krijojë një organizatë dinamike me të rinj. Bëmë një përfaqësim shumë dinjitoz në çdo njësi, edhe në kuptimin e përfaqësimit, duke i dhënë dinjitetin që i takon kësaj zone. Përulem me respekt para punës së tyre dhe për një dorë të fortë që na kanë dhënë me PS. Nuk është triumf por një mandat pune. Mezi po presim të certifikohet rezultati dhe të vijojmë punën aty ku e kemi lënë. Kemi një mision të madh përpara, duhet të anëtarësojmë Shqipërinë në Europë brenda këtij mandati për hir të të gjithë këtyre shpresave dhe syve që shikoni dhe që kanë punuar padyshim duke besuar.” u shpreh Peleshi.
 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?