Kryeministri Edi Rama

PS shtyn Kongresin e 4 Nëntorit, Rama u lë porositë deputetëve socialistë për reagimin ndaj opozitës, u kërkon: Të fokusohemi te pr/buxheti 2024

30 Tetor 2023, 16:21| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 16:56

  • Share

Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së i cili ishte parashikuar të mbahej të shtunën e 4 shtatorit është shtyrë për në fillim të dhjetorit bëjnë të ditur burime nga PS.

Lajmi është mësuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar që është drejtuar nga vetë kryeministri Rama, bëjnë të ditur burime për shqiptarja.com

Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve që të fokusin e këtij muaji ta vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bënë buxhetit të këtij viti.

Rama u ka kërkuar deputetëve të marrin qëndrime të unifikuara, si politike ashtu dhe publike në bazë të reagimit që do të kenë demokratët.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?