Enkeled Alibeaj dhe Lulzim Basha

PS s’përjashtoi Ornaldo Rakipin, Alibeaj: Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’! Basha: Sot shqiptarët e ndërkombëtarët e kuptuan kush do politikanë të lidhur nga krimi

19 Prill 2022, 14:27| Përditesimi: 19 Prill 2022, 16:19

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për vendimin e PS-së për të mos përjashtuar nga grupi Ornaldo Rakipin, pasi babai i tij, Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se Edi rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’ prandaj nuk e përjashtoi Rakipin. Sipas Alibeajt, Rama e mban karrigen e kryeministrit falë mbështetjes së ‘non gratave’.

"Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve. E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit", shkruan Alibeaj. 

Të njëjtin mendimin ndan edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i cili thotë se vendimi për të mos përjashtuar Rakipin është një tregues i qartë se si Edi Rama është një mburojë e 'Non Gratave'. Ai ka zgjedhur që të heq një paralele mes tij dhe kryeministrit, referuar këtu vendimit të 9 shtatorit për të përjashtuar Sali Berishën. Kjo sipas Bashës është tregues i qartë për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët gjithashtu se kush kërkon pas vete politikanë të korruptuar dhe kush jo.

"Edi Rama është mburoja e non gratave sepse pa ta ai nuk qëndron dot në pushtet. Pa ta nuk bën dot afera si ato të inceneratorëve, pa ta nuk ndan dot administratën si plaçkë, pa ta nuk e shpërndan dot buxhetin e shtetit sipas orekseve të të babëziturve që përdor për të shkatërruar zgjedhjet.

Këto fakte të njohura nga çdo shqiptar pasqyrohen edhe në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe motivet e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara. Pyetja që shtrohet sot është: për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill?

Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet. Sot, për qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë, është më e qartë se kurrë se kush do një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe politikanët e lidhur me krimin, dhe kush do që asgjë të mos ndryshojë në këtë vend dhe që ata që e kanë shpopulluar dhe varfëruar Shqipërinë, të pasurohen edhe më shumë në kurriz të shumicës së ndershme të shqiptarëve", shkruan Basha. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se Rama tregoi që mbi marrëdhëniet me SHBA vendos marrëdhëniet me krimin e organizuar.

Partia Socialiste ka vendosur që të mos e përjashtojë Ornaldo Rakipin nga Grupi Parlamentar, pavarësisht se babai i tij, Aqif Rakipi, u shpall “Non Grata” nga SHBA. Mësohet se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u tha se përgjegjësia është personale, ndaj deputeti nuk ka të bëjë me akuzat që bien mbi të atin.

Ora 16:15
PS nuk përjashtoi Ornaldo Rakipin, Bardhi: Rama peng i krimit të organizuar

Pas vendimit të PS për të mos përjashtuar nga grupi parlamentar Ornaldo Rakipin pas shpalljes së babait të tij ‘non grata’ ka reaguar edhe Gazment Bardhi.

“Edi Rama heshti përsëri sot ndaj konstatimit të SHBA se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar. Me vendimin e sotëm provoi edhe njëherë se mbi marrëdhëniet me SHBA, vendos marrëdhëniet me krimin e organizuar dhe është peng i tij”, shkruan Bardhi.

Ora 15:44
PS s’përjashtoi Ornaldo Rakipin, Alibeaj: Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’, falë tyre mban karrigen e kryeministrit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste për mos përjashtimin e Ornaldo Rakipit nga grupi i PS pas babai i tij Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Sipas Alibeajt, kjo tregon që Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’ pasi ata e ndihmojnë të mbajnë karrigen e kryeministrit.

“Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve. E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit. Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramën dhe deputetët e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit. Me avokatinë  e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve. Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur”, shkruan Alibeaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 19/04/2022 18:33

    O Gazmend Ziu po pse mor burec akoma në kohën e larg qoftit jemi në kohën e partis së sumës jemi që Enver krimineli bënte lugën e klasse. Po çfar lidhje ka i biri se çfar bën babai ? Po të ishte dhe i biri i koruptuar nuk ja zgjaste Amerika e bënte dhe të burin non grata si bëri me Salheun që ja bëri komplet familjen non grata o Gazment ZIU që je bo shum i pështir o këllir. Na nderime e me respekt Rexhep Bule Leka Prefesor Doktor me 10 gjuh të huaja.

    Përgjigju
  • Klemend: 19/04/2022 16:50

    Si mund te flasin keta per non grata kur kryetarin e kane te atille!! Bobobo

    Përgjigju
  • Arkimed: 19/04/2022 16:35

    Kur flasin dhe kto per vjedhje votash e per transparence…

    Përgjigju
  • Olti: 19/04/2022 16:34

    Po luli po ik futja i sy gjum hajde nvete

    Përgjigju
  • Andi: 19/04/2022 16:33

    Nuk mund te ket faj i biri se del i jati non grata apo harron basha qe kryetatin e PD e keni non grata

    Përgjigju
  • Fredi: 19/04/2022 16:29

    Se doli i ati i tij non grata cfaj ka i biri. Secili mban pergjegjsi pee veprimet e veta.

    Përgjigju
  • bashkim: 19/04/2022 16:28

    i qeka hap goja dhe ktit alibeajt

    Përgjigju
  • Edi: 19/04/2022 16:26

    Aman m aman si nuk e vendoset njeher ne punim ate logjike te shkrete!!Ik dhe ti o luli mbas metes

    Përgjigju
  • Alesjo: 19/04/2022 16:26

    Akoma flet Basha, je nekrye vet per kto pun ti po hec

    Përgjigju
  • Alban: 19/04/2022 16:25

    Pergjegjesia eshte personale o milet ne qofte se nje person kryen nje krim ose gabim nuk duhet te mbaje pergjegjesi gjith fisi i tij per ate por mos harro se amerika ben nje loje te poshter nderkombetare

    Përgjigju
  • Kistra: 19/04/2022 15:09

    Paska folur nje nder kampionet e korrupsionit, krimit e tradhetise kombetare!

    Përgjigju
  • Xhulieta: 19/04/2022 15:00

    Akoma ne Shqiperi je ti Bash?Te isha si ti do zhdukesha nga faqja e dheut…

    Përgjigju
  • Titi: 19/04/2022 14:39

    Po ik fli gjum o luli se sje per gje tjeter ti

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 19/04/2022 14:33

    Dit me diell sot ska faj lulzimi i ka ra djelli nkok flet perqart. Mos ja vini re...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?