Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. Socialistët kanë një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e një jave më parë në Report Tv. 48 deri në 52% e të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin PS-në në zgjedhjet e 14 Majit. Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt ka rënë me 2% ndërkohë. 7-11% e të pyeturve janë përgjigjur se do të votonin PD-në. Ndërkohë që koalicioni Berisha-Meta mbetet thuajse në të njëjtat kuota si dy javë më parë, me një rritje të lehtë me 1%. 35-39% e elektoratit do votonin ‘Bashkë Fitojmë’. Partitë e tjerë marrin përqindje të pa konsiderueshme.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Piepolit/ PS vijon rritjen në Tiranë! Veliaj thellon diferencën me Këlliçin! Llatja mund Boçin në Elbasan! Pjerin Ndreu s'diskuton fitoren në Lezhë
B.K./ReportTv.al