“I garantoj popullit të Shkodrës se në vitin 2015 jo për mburrje, por do ta kthejmë Partinë Demokratike në një shoqatë, ndërsa fitorja do të jetë në gjitha komunat dhe bashkitë” – kështu do të deklaronte në vitin 2014-të Tom Doshi, dhe do të duheshin 9 vite për të realizuar këtë premtim të kreut të social demokratëve në Qarkun e Shkodrës.
Forcë e parë në garën për këshillat bashkiakë, në 4 nga 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës tregojnë qartë së Tom Doshi është kthyer në faktor të padiskutueshëm në këtë qark.
Nga 143 mandate në të 5 këshillat bashkiak të bashkive të qarkut Shkodër PSD-ja mori 37, ndërsa PS-ja 36, koalicioni “Bashkë Fitojmë” në të 5 bashkitë ka marrë 25 këshilltar, ndërsa Partia Demokratike 12, ku në total këto katër forca politike në nivel qarku kanë arritur të marrin 110 këshilltar ndërsa 33 mandatet e këshilltarëve të mbetur do përfaqësohen nga partitë e vogla.
Por jo vetëm në Shkodër, PSD-ja e Tom Doshit arrin të thyejë PD-në Mirditë duke marrë më shumë këshilltarë ndërkohë që në kryeqytet PSD I heq PD-së mandatin në këshillin bashkiak. PSD arriti të siguroj këshilltar në shumciën dërrmuese të bashkive në vend, duke arritur shifrën 114 këshilltarë në total.
Por rritja e Tom Doshit, nuk vjen sot. Ajo ka nisur që me zgjedhjet e vitit 2017-të, ku pavarisht se ishte në një betejë të hapur me Edi Ramën, apo praktikisht kundër të gjithëve ai arriti të sigurojë mandatin e deputetit në qarkun e Shkodrës duke marrë 12 mije votë.
Në 2021-shin, Tom Doshi edhe pse dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, PSD siguroi 3 mandate në parlamentin e Shqipërisë, me dy mandate në Shkodër dhe 1 në Tiranë duke treguar bindshëm që është faktor në politikën shqiptare.
Sot zgjedhjet lokale të 2023-shit faktojnë një rezultat të tillë ndërkohë që pasi hedh pas krahëve këtë rezultat, beteja e ardhshme e tij do të jetë 2025-ën punën për të cilën duket se e ka nisur
bac u kry
PërgjigjuDuke pare qe PSD ka 4 deputet si force dhe duke verenjtur qe PSD eshte rrit shume si force politike dhe nuk eshte qudi qe ne zgjedhjet e 2025 te fitoje PSD mbi 10-12 deputet duke u bere force e trete serioze politike , nese vendosen figura te njohura politike dhe intelektuale sic u vertetua ne 2023 qe PSD ishte force serioze politike ne keshillin bashkiak. Mendoj qe pas 2 vitesh , 10 deputete do jene nga PSD minimumi ne parlament!
PërgjigjuKaq mjafton te kuptosh qe kush do i marri vendimet ne Shkoder. Pa Doshin kjo Bashki nuk do ishte marre dhe ky eshte cmimi qe do paguaje qofte populli i shkodres qofte KM qe nuk ka pasur zgjidhje tjeter pervecse ketij pakti me Tomen. Spak pak kete apo lere se nuk kemi kohe se kemi gjera te tjera neper duar te tipit bejme statistika me fshataret qe ndalojne eskavatorin dhe marrim leket. Ky vend perfundimisht eshte i mbaruar!
PërgjigjuHabitem se si ky non-grata i rames qe eshte kaq aktiv me bo zullume dhe me tjetersuar voten eshte akoma jashte qelise
Përgjigju