Politikë

PSD mbyll fushatën, Doshi: Berishën në 2013 e përzumë si të korruptuar, sot thotë do luftoj korrupsionin! Rama, peng i krimit të organizuar

9 Maj, 22:53| Përditesimi: 9 Maj, 23:03

  • Share

Partia Social Demokrate e Tom Doshit mbylli këtë të premte fushatën elektorale në një takim me mbështetës. Doshi nuk kurseu sulmet për dy kampet më të mëdha politike në Shqipëri, duke i quajtur të korruptuara dhe shkaktare të “vuajtjes së shqiptarëve”.

“Kurrë nuk do ma merrte mendja që do të vinte dita që vetë Partia Socialiste të përfundonte kështu në korrupsion. Kena gjysmën e qeverisë në burg. Po bëhen krime zgjedhore. Po i marrin lirinë njerëzve si e si të votojnë Partinë Socialiste. Pse keni frikë? Nëse ju keni punuar mirë populli të voton vetë. Ju keni ardhur vetë këtu sot. Sot kemi të bëjmë me dy qeveri të korruptuara. Një e Sali Berishës që ishte dhe tjetra e Edi Ramës. Ça do t’u thotë Sali Berisha sot shqiptarëve? Në 2013 e kemi përzënë si të korruptuar. Vjen sot thotë do luftoj korrupsionin. Kush do e luftojë korrupsionin? Sali Berisha? Edi Rama tallet me shqiptarët. Shkon dhe shkruan nëpër letra do të marr 88 mandate. Po meqë merri 88 mandate, pse hiqni njerëz prej pune? Pse i bëni presion njerëzve? Po e çojnë vendin në kolaps që ndërkombëtarët jo të japin pasaportë europiane, po mos të njihen zgjedhjet prej krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh dhe i vogël për të blerë vota. Policia e lidhur me krimin e organizuar. Ai shkruan letër 88 mandate. Më vjen keq për Edi Ramën që e ka marr peng korrupsioni dhe krimi i organizuar se kur erdhi në 2013 kisha shumë besim te ai që sdo të përfundonte ku ka përfunduar sot. Janë 1 milionë shqiptarë që vuajnë, vuajnë për ushqim, vuajnë për ilaçe. Diskutohen këtu aeroporte, porte. Akom festohet se bëhet një rrugë”,- tha Doshi ndër të tjera.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?