Politikë

'Pse 800 mijë njerëz janë të blerë?', Rama 'kapet' me komentuesin: Do e shohim kush do ndëshkohet më 11 maj, e kam dëgjuar shpesh këtë këngë

8 Prill, 09:02| Përditesimi: 8 Prill, 09:23

  • Share

 

Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj do kalojnë përtej 800 mijë votave, për shkak edhe të votës së diasporës. Rama tha se 11 maji do tregojë se kush do të ndëshkohet.  

"Ne marrim afro 800 mijë vota këtë herë edhe më shumë për shkak të diasporës. Si mendon ti, 800 mijë njerëz janë të blerë, nuk janë shqiptarë të ndershëm. 800 mijë njerëz nuk janë shqiptarë të ndershëm? Mendon gabim. Se kush do ndëshkohet më 11 maj, erdhi do e shohim. E kam dëgjuar shpesh këtë këngë. Ajo që më vjen keq për individë që skam lidhje me politikën, përveç tifozllëkut, është që për hir të tifozllëkut nuk e shohin realitetin. I duket zi zi nga të katërta anët", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Ironizoi Lapajn e Berishën/ Rama: Organizuan sulm me komente ndaj meje! Debat publik? Me cilën opozitë? (VIDEO)


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?