Një sulm terrosist ka ndodhur në një Kishë Ortodokse Greke në Damask të Sirisë. Mësohet se një person ka vendosur eksplozivë në Kishë.
Të paktën 22 persona vdiqën dhe 63 të tjerë mbetën të plagosur.
Ministria e Brendshme Siriane tha se kamikazi që hodhi veten në erë në një kishë në Damask ishte anëtar i grupit Shteti Islamik.
Dëshmitarët okularë flasin për një autor (dhe ndoshta një person të dytë) i cili filloi të qëllonte pa dallim para se të shpërthente bomba.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, nga ana e tij, tha se viktimat ishin civilë dhe se incidenti ishte nën hetim.
Kisha, e cila u ndërtua në shekullin e 8-të dhe u rinovua në shekullin e 19-të, u dëmtua. Ajo konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për komunitetin ortodoks grek në Damask dhe është gjithashtu një vend për tubime shoqërore të dielave dhe festave fetare.
Komente
