Politikë

Pse ankohet vetëm PD? Spahiu: Votat s’ju vodhën as partive të reja që s’kishin numërues

26 Maj, 22:29| Përditesimi: 26 Maj, 22:40

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv akuzat e PD për manipulim të zgjedhjeve.

Sipas juristit, fakti që 4 parti të reja u futën në Kuvend tregon se nuk ka pasur manipulim votash. 

'Ka dy numërime për partitë dhe për kandidatë e listës së hapur. Partitë e reja nuk patën numërues ato i patën 4 partitë e vjetra. Numërimi për listën e hapur ka një lloj autonomie, numëruesit i lihet një dorë e lirë dhe ndodh korrupsioni brenda vetes. Unë mendoj se duhet që të merren të gjitha filmimeve sepse ka devijim të votave në listat e hapura. A janë zgjedhjet e 11 majit apo më të keqe se ato të kaluara. Fakti që 4 parti të reja u futën në Kuvend ka dy alternativa ose kanë marr vota më shumë se çdo parti e re ose për herë të parë votat janë numëruar dhe s’janë ndarë mes PD dhe PS’, tha ai.

Spahiu tha se po ashtu nuk pati arrestime në flagrancë për vjedhje votash.  

‘Fakti që partitë e reja nuk kanë asnjë ankesë dhe morën vota edhe në fshatra më të thella dhe do të thotë se procesi i numërimit ka një lloj përmirësimi. A mund të bëhet më mirë, po mund të bëhet. SPAK në vijim mund të ketë hapa konkret për krimet zgjedhore, por deri më sot nuk ka pasur arrestime në flagrancë. Unë them se ka pasur një influencë të fortë të krimit të organizuar në disa qytete.

Ora 22:38
Spahiu: As Rusia dhe as Serbia s’e akuzojnë Shqipërinë për grupe terroriste, siç bën Berisha

Deklarata e kreut të PD Sali Berisha se në Shqipëri ka kartele droge, për juristin Kreshnik Spahiu janë deklarata që si kanë bërë as vende si Serbia dhe Rusia.

Sipas tij, as në Shqipëri dhe as në vende të tjera nuk ka organizata terroriste shqiptare.

‘Unë nuk besoj se Berisha, një ish-kryeministër, një ish-president të mos ta ketë të qartë dallimin mes trafikantëve të drogës dhe organizatave terroriste. Shqipëria nuk figuron në vendet ku figurojnë organizata terroriste dhe s’ka organizata shqiptare që të jenë në botë që të jenë në kërkim si organizata terroriste.

Ta rendisësh vendin ku ka organizata terroriste është e papranueshme. Nuk është Shqipëria në atë nivelin e organizimit të karteleve Kolumbiane. Edhe SPAK nuk ka në hetim një organizate terroriste nuk kemi ne organizata terroriste. As Rusia dhe as Serbia s’e akuzojnë Shqipërinë për grupe terroriste’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?