Lulzim Basha në KiE

Pse Basha shkon ende në Këshillin e Europës? Kuvendi për Report TV: Shkon deri më 31 dhjetor, njoftuam KiE-në për zëvendësimin me Vokshin

14 Tetor, 13:58| Përditesimi: 14 Tetor, 15:19

  • Share

TIRANË- Në seancën e datës 2 shtator 2024, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi se Lulzim Basha nuk do të ishte më pjesë e delegacionit të Këshillit të Evropës, dhe me kërkesë të Gazmend Bardhit, bëhej zëvendësimi i deputetit Lulzim Basha me znj. Albana Vokshi.

“Ju njoftoj se në Kuvend është depozituar shkresa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me nr. prot. 3309, datë 2.9.2024, ku njoftohen disa ndryshime në delegacionet e përhershme ndërkombëtare, si më poshtë: Zonja Albana Vokshi caktohet anëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës”,-tha Spiropali më 2 shtator.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë nuk është reflektuar ky ndryshim në përbërjen e delegacionit në fjalë dhe Basha vijon të jetë pjesë e delegacionit. Ai u shfaq zyrtarisht në punimet e këtij forumi në datën 30 shtator, ndërsa mbështetës të tij thanë se “plani Berisha-Rama për ta larguar Bashën nga KiE, kishte dështuar”.

Report TV kërkoi zyrtarisht shpjegime nga Kuvendi i Shqipërisë për këtë çështje. Kuvendi, sqaron, se pas seancës ku u bë zëvendësimi i z. Basha me znj. Vokshi, “është kontaktuar dhe informuar sekretariati i Asamblesë Parlamentare të KiE”.

Por, Kuvendi sqaron se Basha do të vijojë të jetë pjesë e mbledhjeve të KiE-së deri në dhjetor të këtij viti.

“Sipas statutit dhe rregullores së Asamblesë, kredencialet e anëtarëve të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe të delegacioneve të tjera, janë të vlefshme deri në 31 dhjetor të këtij viti.”

Megjithëkëtë, Kuvendi nuk sqaron se si Lulzim Basha shkoi në punimet e 30 shtatorit, kur PS kishte mandatuar Etilda Gjonajn dhe PD, Ferdinand Xhaferajn.

Kujtojmë se Lulzim Basha, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, mban edhe rolin si raportues për asetet ruse dhe rimëkëmbjen e Ukrainës.

Përgjigjja e Kuvendit për Report Tv

 

Anëtarët e delegacionit shqiptar në KiE, me rreth të kuq Basha 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 14/10/2024 16:40

    Lulzim Bashen mire bene qe e zevendesuan po perse me Vokshin se ajo eshte nje deputete me nje sjellje te llahtarrshme dhe te turpshme duhej te zgjidhnin dike tjeter qe ti pershtatej atij vendi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?