Ish-kreu i PD, Sali Berisha

Opinion

Pse Berisha vazhdon të prodhojë viktima?

5 Prill 2021, 11:55| Përditesimi: 5 Prill 2021, 12:06

  • Share

Ka pasur shumë nga ata që në vitin 2013 shpresuan se humbja e thellë e Sali Berishës do e nxirrte atë njëherë e mirë nga politika, duke lënë pas kështu edhe mijëra viktimat e tij që filluan nga viti i mbrapshë 1997 e deri te Gërdeci e 21 janari ku humbën jetën në total 1585 qytetarë të këtij vendi.

Mirëpo, Sali Berisha i ka zhgënjyer të gjithë ata që besuan se historia e tij do të merrte fund. Ai nuk iku kurrë nga politika edhe pas humbjes dërrmuese të vitit 2013, pasi vazhdon edhe sot e kësaj dite të mbaj peng Partinë Demokratike duke përdorur si marjonetë Lulzim Bashën i cili përballë tij thjeshtë hesht dhe zbaton çfarë Berisha urdhëron. Lulzim Basha sot zbaton në terren urdhrat e Sali Berishës i cili nga kati i 17 në një zyrë luksoze urdhëron kukullën e tij që ka vënë si kryetar partie nga njëra anë dhe jep mesazhe anti-vaksinë nga ana tjetër.

Ai sot është kthyer në një v rasës masiv në kuptimin e parë të fjalës, duke dhënë mesazhe publike që qytetarët nuk duhet të bëjnë vaksinën, pra duke u bërë palë me virusin dhe jo me jetën. Fakti që një ish-president, ish-kryeministër e ish kryetar i një prej partive kryesore në vend (të cilën qartazi e komandon njëlloj si dje edhe sot) bën thirrje publike që qytetarët të mos vaksinohen vetëm për kapitalin e tij politik, është i rëndë. Fakti që Sali Berisha bën thirrje për mosvaksinim vetëm pse vaksinat i ka sjellë kundërshtari i tij politik, është i tmerrshëm dhe tregon se për të rëndësi ka vetëm pushteti i familjes dhe jo jeta e qytatarëve. E kur kjo thirrje bëhet nga një përson që jo vetëm ka drejtuar vendin por është edhe mjek, gjithçka bëhet dyfish më kriminale.

Por Sali Berisha nuk ndalet me kaq. Atij nuk i mjafton që shqiptarët të mos vaksinohen, ndaj për të maksimizuar numrin e viktimave të tij pa të cilat ai nuk jeton dot, ka urdhëruar Lulzim Bashën që të zhvillojë mitingje në çdo cep të Shqipërisë, që ta përhapë masivisht Covid19-ën. Strategjia e tij që nga njëra anë nxit mosvaksinimin dhe nga ana tjetër shpërndan nëpërmjet Bashës infeksionin sjell vetëm viktima, duke treguar se Sali Berisha nuk ka mëshirë për askënd kur bëhet fjalë për pushtetin e tij. Ai sot njëlloj si në 1997 (ku pati 1555 të vrarë dhe 10 mijë të plagosur), si në 2008 (Gërdec, 26 viktima e qindra të plagosur) dhe 21 janar të 2011 (4 viktima e qindra të plagosur), me mesazhet e tij publike dhe me urdhrat që i jep Bashës po shkakton viktima të tjera, si një kanibal politik. Ai ka mbetur i njëjti dhe do të vijë në pushtet duke përdorur Bashën dhe këtë do që ta bëjë duke ecur mbi viktima.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?