Selia e PD

Pse deputetët nuk mund të dalin mbi Këshillin Kombëtar dhe mbi kryetarët e rretheve?

13 Mars 2022, 16:36| Përditesimi: 13 Mars 2022, 16:38

  • Share

Deputetët, në mënyrën se si funksion politika në Shqipëri, nuk janë pjesë e vullnetit të anëtarësisë e po ashtu nuk janë as vullnet i drejtpërdrejtë i vullnetit të sovranit!

Thuajse, gjithmonë deputetët janë persona që nuk kanë lidhje të fortë me territorin e as lidhje të fortë me anëtarësinë, por per shkak të preferenca personale, të lidhjeve me interesat personale dalin kandidat.

Kodi Zgjedhor në Shqipëri nuk favorizon personin/kandidatin në zgjedhje, por janë personat që shfrytëzojnë logon, lidershipin dhe bëhen deputet. Pra, zgjedhja e tyre nuk varet nga votat preferenciale personale, por nga logoja dhe lidershipi, kjo i ka bërë kandidatët të mos lodhen në fushatë elektorale e të mos interesohen per lidhjet e tyre me anëtarësinë apo me elektoratin dhe zonën që përfaqësojnë.

Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit ka gabuar duke dërguar në fushatë në zgjedhje lokalet ata që janë deputet, sepse prishin ekuilibrat e brendshëm të degëve e po ashtu me prezencën e tyre nuk e ndihmojnë logon e Partisë, por shumë herë edhe dëmtojnë seriozisht.

Kush është imazhi i deputetëve të PD nëpër rrethe për anëtarësinë? PD, ndoshta nuk e din se deputetët janë figurat më të urryera nëpër rrethe dhe me praninë e tyre kanë ndihmuar në humbjen e PD dhe jo në fitoren! Për anëtarësinë, deputetët janë ata persona që janë pasuruar, bëjnë jetë mondane në Tiranë, kanë të garantuar jetesën e këtë e kanë arritur duke kepërdorur besimin e anëtarësisë. Nëse shikojmë, në fushata e sidomos në fushatën e fundit, disa deputet të PD e kanë konsideruar angazhimin e tyre si formë argëtimi dhe e kanë shoqëruar me foto e me video sikur për dëshmuar angazhimin e tyre! Jo rrallë e herë, e tashmë mund të themi se është një trend që deputetët kur shkojnë në rrethe nuk paguajnë as kafet e tyre e kështu bëhen një barrë me shumë për degët dhe po ashtu një arsye më shumë për tu urryer nga anëtarësia!

Në këto rrethana, per shkak të natyrës sesi janë zgjedhur nuk kanë as moral e asnjë të drejtë politike të ngrihen kundër lidershipit të Partisë e për pasojë lëvizjet e tyre jo vetëm nuk janë në një frymë më anëtarësinë, por janë fillim e mbarim kundër interesave dhe përfaqësimit të anëtarësisë!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?