Pse dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht

17 Mars 2022, 19:59| Përditesimi: 17 Mars 2022, 20:01

  • Share

Dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht. Pse?

Sepse për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokeatike duhet kongres. Në këtë kongres do të hidhen kandidaturat.

Por, që të hedhësh kandidaturën për kryetar në Partinë Demokratike, duhet domosdoshmërisht që të jesh anëtar i Partisë Demokeatike.

Sali Berisha nuk është më anëtar i Partisë Demokratike, sepse është përjashtuar nga Partia Demokratike në Kongresin e saj të fundit.

Dhe këtu mbyllet gjithçka për Sali Berishën; kurse Partia Demokratike e bën bashkimin e saj në Kongresin që do të zgjedhë kryetari e ri.

Kjo është situata.

Por, pikërisht për këtë… tani, Saliu nuk do ta godasë më Bashën.

Pse? Sepse ka frikë nëse  Basha jep dorëheqjen, ngaqë i ndodh ajo që thamë më lart.

Po Basha?

Basha, duke dhënë dorëheqjen, do të hyjë në histori për likuidimin e Saliut nga skena politike e Partisë Demokratike, duke i bërë një shërbim të madh Shqipërisë.

Në fak, dorëheqja e tij, shpëton edhe të djathtën.

Por, a do ta japë Basha dorëheqjen?

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?