Kuvendi i Shqipërisë

Opinion

Pse duhet pritur shtatori për ndryshime

22 Qershor 2021, 10:38| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 10:40

  • Share

Çfarë e rinovon një maxhorancë, për më tepër kur ka tetë vjet që qeveris, është aftësia për të ndryshuar. Kalcifikimi i ideve, i ndërthurjes së punës, i njerëzve që ka veshur me pushtet dhe që e drejtojnë këtë vend, natyrisht që do sjellin kosto të rënda nesër. Jo thjesht për forcën politike por për vetë ecurinë e ekonomisë dhe të zhvillimin e vendit. Në këtë aspekt, PS në kongresin e zhvilluar së fundmi tregoi se nuk ish një parti e vetëkënqur për çka ka arritur, por se evidentoi dhe probleme që duhen ndrequr.

Kryeministri në fjalën e tij tha se jo gjithçka ka rrjedhur vaj, dhe u angazhua se makineria qeverisëse duhet të riprogramohet, të vajisë ingranazhet që nuk kanë funksionuar mirë e të bëjë zëvendësimet e duhura. Dhe në këtë kuadër natyrshëm që do të shoshitë e të marrë në shqyrtim dhe pakënaqësitë nga qytetarët mbi institucionet. Por pse duhet të kemi shvendosje në kohë të vendimeve që do të ndërmarrë PS dhe Rama kur bëhet fjalë për shkarkime apo ndryshime? Shtyrja në kohë drejt shtatorit për zëvendësimin e kujt nuk ka kryer punën, mund të merren sërish me rezervë. Pasi, nëse është zbuluar që tani diagnoza, përse duhet pritur deri në shtator për të kryer operacionin. Ndërkohë, ka patur veç disa ndryshime drejtorësh rajonalë e të rangut të tretë, që gjithsesi janë shumë pak për të mbështetur tezën se ndërhyrjet për rregullimin e difekteve ka nisur të japë rezultate. Në kushtet e sotme, kur kemi një situatë të ndezur me opozitën për çështjen e zgjedhjeve dhe mosnjohjen e rezultatit, do të dukej si një tërheqje dhe tregues frike çdo hezitim dhe dalje nga programi i punës. Kur në fakt vijimësia është e vetmja rrugë për të treguar se maxhoranca ka fuqinë për tu vetpërmirësuar.

Nëse PD është ende në një krizë të thellë besimi për shkak të humbjes së rradhës, marrja e insiativës nga ana e maxhoranëcs, si për lëvizjet e pritshme ashtu dhe në vijueshmërinë e stabilitetit qeverisës, mbeten elementë i drejtpërdrejtë komunikimi me elektoratin për mesazhet që ka përcjelë ai përmes votës. Për këtë nuk ka pse pritet shtatori e bashkë me të dhe ulja e opozitës në parlament. Axhendat janë të ndara./ Gazeta "Fjala" 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?