TIRANË- Çdo prind dëshiron që fëmija e tij të përballet me sa më shumë surpriza të bukura, mirëpo kjo mesa duket nuk është gjëja më e mirë që mund bëhet. Psikologia e fëmijëve, Lira Gjika ka treguar se çdo prind duhet të përpiqet që t’i bëjë fëmijës së tij sa më pak surpriza e për këtë ka dhënë edhe disa argumente shumë të vlefshme.
“Surprizat janë një praktikë që njerëzit e përdorin për të kënaqur një njeri të dashur apo një fëmijë kur ka ditëlindjen apo festa të ndryshme. Njerëzit që zgjedhin të bëjnë surpriza kënaqen shumë me reagimet e personit që i bëhet surpriza.
Surpriza u bëhen shumë edhe fëmijëve, por ç’thonë specialistët për këtë mënyrë të vepruari me fëmijët?
Fëmija nuk ka mekanizma psiqik të përballojë surpriza, edhe pse mund të jenë shumë të bukura e të dëshiruara prej tij. Shkencëtarët insistojnë që fëmija të përballet me sa më pak surpriza nga të rriturit. Për fëmijën vetë jeta është e gjitha zbulim dhe surprizë", shkruan Lira Gjika.
Po ju a i bëni surpriza fëmijëve tuaj?