Kancelaria e re në Berlin, me skulpturën e një kali përpara saj

Pse ekspozon një muze gjerman dy skulptura naziste?

1 Qershor 2023, 08:57| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 08:59

  • Share

Hitleri porositi mijëra vepra arti, shpesh për të simbolizuar forcën e regjimit të tij nazist. Midis tyre janë dy statuja të kuajve prej bronzi, të cilat tani do të ekspozohen në një muze të Berlinit.

Artisti nazist Josef Thorak i krijoi dy "kuajt e shpejtë" (të njohur në gjermanisht si "Schreitende Pferde") për Kancelarinë e Rajhut të Adolf Hitlerit në Berlin. Sot këto skulptura do të ekspozohen për herë të parë në Pallatin Spandau. Njëri nga kuajt tashmë është ekspozuar atje për disa kohësh, dhe i dyti tani po zbulohet dhe ekzaminohet nga restauruesit.

Në Ditën e Monumentit të Hapur, më 10 Shtator 2023, skulptura do të shfaqet për herë të parë në mënyrë të përhershme, sipas muzeut, krahas veprave të tjera problematike të artit.

I porositur nga Hitleri në kulmin e fuqisë së tij, skulptura kolosale "Kuajt e shpejtë" qëndroi në kopshtin e selisë së qeverisë së Hitlerit nga viti 1939 deri në 1943. Ato ishin midis mijëra veprave prej bronzi të bëra për regjimin nazist në përpjekjen e tij për ta shndërruar Berlinin në kryeqytetin botëror perandorak të "Germania" (Gjermanisë).

Kush ishte Josef Thorak-u?

Josef Thorak-u lindi në Vjenë më 7 shkurt 1889 dhe ndoqi Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë, më pas Akademinë e Arteve të Bukura në Berlin në vitin 1915. Pas studimeve, ai bëri emër si skulptor i veprave monumentale si figurës 4 metra të lartë për ndërtesën e Reichsbank në qytetin Buer në Gjermaninë perëndimore.

Stili i tij i siguroi porosi të shumta qeveritare dhe ai fitoi famë ndërkombëtare kur punoi, ndër të tjera, në Monumentin e Sigurisë në Ankara, Turqi, në vitin 1934.

Nga viti 1937, Thorak u bë një nga skulptorët e preferuar të nazistëve, i ngarkuar për të krijuar skulptura të panumërta propagandistike që nxjerrin në pah forcën dhe lavdinë e supozuar të regjimit.

Ndërsa Hitleri dhe regjimi i tij persekutuan artistë hebrenj dhe modernë për të cilët ata besonin se prodhonin "art të degjeneruar" dhe plaçkitën koleksionet e koleksionistëve hebrenj të artit, Thorak përparoi. Ai u divorcua nga gruaja e tij hebreje dhe pranoi një pozicion prestigjioz në Akademinë e Arteve të Bukura në Mynih. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vazhdoi të krijonte pa u lodhur deri sa vdiq në vitin 1952.

Pse ekspozohen skulptura naziste?

"Kuajt e shpejtë" u rizbuluan vetëm në vitin 2015, pas një bastisjeje spektakolare në një rrjet ilegal të shitjeve të artit që vepronte në Gjermani. Policia sekuestroi statujat e kuajve, si dhe skulptura të Fritz Klimsch-it dhe Arno Breker-it, dy nga artistët e tjerë të preferuar të Hitlerit

Veprat ka të ngjarë të synoheshin për shitje në tregun e zi, pasi arti nazist mbetet tabu në tregun zyrtar, siç shpjegoi historiani i artit Christian Fuhrmeister për DW në 2015. "Ka disa koleksionistë privatë në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Rusi. Ata janë njerëz që janë entuziastë për këtë”, tha ai.

Si shpifnin Hitleri dhe nazistët pën artin

Përpara se të bëhej diktator, Adolf Hitleri ishte piktor. "Führer”-i i klasifikoi veprat e artit sipas shijeve të tij personale. Veprat që ai urrente, pra veprat e artit modern, stili, artisti apo lënda e të cilave nuk i pëlqenin Adolf Hitlerit dhe nacionalsocialistëve u klasifikuan si "art i degjeneruar". Nga viti 1937, nazistët i konfiskuan këto vepra nga muzetë gjermane. Në një ekspozitë shëtitëse "arti i degjeneruar” u bë objekt talljeje.

Në foto këtu janë Ministri i Propagandës së Rajhut Joseph Goebbels dhe Hitleri në ekspozitën origjinale në Mynih.Në foto këtu janë Ministri i Propagandës së Rajhut Joseph Goebbels dhe Hitleri në ekspozitën origjinale në Mynih.

Në foto këtu janë Ministri i Propagandës së Rajhut Joseph Goebbels dhe Hitleri në ekspozitën origjinale në Mynih.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Hitleri kishte preferencë për romantizmin dhe pikturën e shekullit të 19-të dhe preferonte skenat paqësore të fshatit. Koleksioni i tij privat përfshinte vepra të Cranach, Tintoretto dhe Bordone. Ashtu si modelet që kishte për rolet Ludwig I i Bavarisë dhe Frederiku i Madh, Hitleri kur të dilte në pension donte të drejtonte ekspozitën e tij të artit në qytetin e Linzit, në Danub, në "Muzeun e Führer"-it.

Nacionalsocialistët nuk ishin të parët që persekutuan artistët avantgardistë, por ata shkuan më tej duke i ndaluar veprat e tyre nga muzetë. Në vitin 1937, autoritetet hoqën më shumë se 20.000 vepra arti nga 101 muzetë shtetërore gjermane. Gjithçka që nazistët nuk e konsideronin edukuese për popullin gjerman u hoq nga muzetë

Arti abstrakt nuk kishte vend në 'stilin kombëtar' të Hitlerit, siç u bë e qartë kur 'Ekspozita e Madhe e Artit Gjerman' shfaqi peizazhe tradicionale, piktura historike dhe nudo të artistëve si Fritz Erler, Hermann Gradl dhe Franz Xaver Stahl, në Mynih, në 18 korrik 1937. Sa më afër modelit real subjekti i përfaqësuar, aq më i bukur ishte në sytë e Fyhrer-it.

Në ekspozitën "Arti i degjeneruar" u ekspozuan 650 vepra arti të konfiskuara nga 32 muzetë gjermane, ekspozitat u krahasuan me skica të bëra nga persona me aftësi të kufizuara mendore dhe u prezantuan së bashku me fotografitë e personave të gjymtuar. Qëllimi ishte të shkaktohej neveri tek vizitorët. Mbi dy milionë vizitorë e panë ekspozitën teksa ajo qëndronte e hapur në qytete të ndryshme.

Veprat e konfiskuara të artit u ruajtën në Berlin dhe në Pallatin Schönhausen. Shumë vepra shiten nga katër tregtarët e artit të Hitlerit: Bernhard A. Böhmer, Karl Buchholz, Hildebrand Gurlitt dhe Ferdinand Möller. Më 20 mars 1939, zjarrfikësit e Berlinit dogjën rreth 5000 objekte të pashitura, duke e quajtur atë një "ushtrim".

Shumë "art i degjeneruar" në koleksionin Gurlitt-it

Më shumë se 21.000 vepra të "artit të degjeneruar" u konfiskuan. Vlerësimet e numrit të veprave të shitura më pas ndryshojnë; disa burime flasin për 6000 deri në 10000. Të tjera u shkatërruan ose u zhdukën. Qindra vepra arti që mendohet se janë të humbura janë gjetur në koleksionin e Cornelius Gurlitt dhe kanë rindezur debatin.

Sipas faqes zyrtare të Pallatit të Spandaut, një ish-kështjelle e Renesansës, objektivi i ekspozitës së këtyre skulpturave është të hedhë dritë mbi mënyrën se si "autoritetet publike përkatëse donin të formësonin peizazhin e Berlinit." përmes monumenteve që kanë porositur. Koleksioni përfshin monumente të krijuara midis viteve 1849 dhe 1986, që mbulojnë Rajhun Gjerman, Republikën e Vajmarit, Gjermaninë naziste dhe Gjermaninë Lindore.

Skulptura naziste në hapësirat publike gjermane

Në faqen e tij të internetit, muzeu thekson se skulpturat janë "dëshmi të historisë gjermane" dhe i konsideron monumentet e paraqitura si "simbole të rëndësishme" të historisë gjermane. Mbiemri "i rëndësishëm" mund të çuditë, por muzeu shpjegon se dëshiron të shndërrohet në një qendër për studimin e monumenteve "toksike". Edhe qeveria federale gjermane e mbështeti blerjen e "Kuajve të shpejtë".

Kancelaria e re në Berlin, me skulpturën e një kali përpara sajKancelaria e re në Berlin, me skulpturën e një kali përpara saj

Një nga kuajt e Josef Thorak-ut qëndroi përballë Kancelarisë së re në Berlin në 1939.

Shfaqja e veprave të artit nazist ka ngjallur tashmë protesta të forta. Vitin e kaluar, Pinakotheka e Mynihut mori një letër të hapur për ekspozimin e një pikture të Adolf Ziegler-it, një tjetër artist nazist. Georg Baselitz, një nga artistët më me ndikim në botë, bëri thirrje që ai të hiqej.

"Është tronditëse që propaganda naziste mund të shfaqet në një mënyrë kaq të ndyrë në një muze të Mynihut,” shkroi Baselitz-i tetorin e kaluar. Ai shtoi se ishte "e padurueshme” që veprat e artistëve të persekutuar nga nazistët të vareshin pranë atyre të një artisti përgjegjës për persekutimin e tyre.

Në fakt, shumë skulptura propagandistike naziste qëndrojnë ende në hapësira publike, si në Stadiumin Olimpik të Berlinit, të porositur nga regjimi nazist për Lojërat Olimpike të vitit 1936. Stadiumi ishte një nga vendet ku disa aktivistë kërkuan heqjen e statujave. Qyteti, megjithatë, refuzoi, duke shpjeguar se një tërheqje e tillë do të përbënte mohimin e historisë së Gjermanisë./DW

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?