Foto ilustruese

Lifestyle

Pse është e rrezikshme të pini ujë nga e njëjta shishe plastike?

23 Mars, 16:28| Përditesimi: 23 Mars, 16:32

  • Share

Një studim i fundit i zhvilluar nga shkencëtarë kinezë, i publikuar në “Communications Biology”, ka nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të mikroplastikës që përthithet përmes ujit të ambalazhuar.

Sipas këtij studimi, shishet plastike janë burimi kryesor i mikroplastikës që hyjnë në organizmin e njeriut. Përveç kësaj, ato transportojnë një ndotës të njohur si benzopiren, i cili është toksik dhe gjendet në mjedis.

Studimi thekson se këto grimca plastike, pasi thithen përmes sistemit tretës, mund të dëmtojnë organet e brendshme, veçanërisht murin e zorrëve dhe veshkat, duke shkaktuar inflamacion dhe pasoja të rënda për shëndetin.

Mikroplastika ka një madhësi shumë të vogël, rreth pesë milimetra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë eliminimin e saj. Ajo gjendet jo vetëm në ujë, por edhe në ushqime, dete dhe oqeane. Në shumicën e rasteve, mikroplastika krijohet nga copëzimi i mbetjeve plastike më të mëdha.

Si alternativa ndaj ujit të ambalazhuar, rekomandohet përdorimi i shisheve të ripërdorshme dhe filtrimi i ujit të rubinetit.

Gjithashtu, shmangia e plastikës njëpërdorimshme dhe përdorimi i ambalazheve të ripërdorshme mund të ndihmojë në reduktimin e ndotjes plastike dhe mbrojtjen e shëndetit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?