Përplasja mes parlamentarëve të Kosovës, më datë 13 korrik 2023

Përplasjet fizike në Kuvendin e Kosovës, aktakuzë kundër zv. kryeministrit dhe tre deputetëve

30 Tetor 2023, 16:31| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 16:36

  • Share

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe tre deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me përleshjen fizike të 13 korrikut në një seancë plenare në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Për çka akuzohen?

Bislimi dhe deputetët Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa dyshohen për kryeje të veprave penale “sulm”, ndërsa Beqa akuzohet edhe për “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

Ndaras, për këtë çështje penale, Prokuroria ka thënë se ekziston dyshim i bazuar që deputeti tjetër, Bekim Haxhiu e ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Pse pati përleshje?

Më 13 korrik, në sallën e Kuvendit përleshjet janë zhvilluar mes anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përleshjes i ka paraprirë një javë me akuza të ashpra rreth një audio-incizimi, në të cilin Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar duke pohuar se ka komunikuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.

Partitë opozitare patën reaguar ashpër ndaj Qeverisë, pas publikimit të audio-incizimit.

Por, ky incident nuk ka qenë as i pari, as i fundit i tillë në Kuvendin e Kosovës.

Në fund të shtatorit, Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri Afrim Bunajku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë më pas edhe me tre sulmues.

Kosova ka bërë thirrje disa herë që Radoiçiq të ekstradohet nga Serbia./ REL

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 31/10/2023 11:37

    SA KAFSHE( ME DY KEMBE) TE EGRA GJENDEN NE SHQIPERINE TONE TE DASHUR...

    Përgjigju
  • populli: 31/10/2023 05:08

    C'behet kshu mo sherr ne Tirane sherr ne Prishtin neper kuvendet po burra jeni ju mor yyyy plera e doni nje kombe ju turpe tju vije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?