Në ishullin e Qipros jana zbuluar rezerva të mëdha nafte dhe gazi.

Pse fati i Qipros varet nga nafta?

17 Nëntor 2023, 09:22
  • Share

Ishulli mesdhetar i Qipros ndodhet nën presion të dyfishtë. Pozicionimi pro Izraelit në luftën e tij me Hamasin ka provokuar Turqinë. Por Ankaraja i duhet për të nxjerrë naftën nga deti.

Qiproja ndodhet afër Izraelit, Sirisë, Turqisë dhe Egjiptit dhe deri tani ka shërbyer kryesisht si vend pushimesh për izraelitët, libanezët dhe dhjetë vitet e fundit gjithnjë e më shumë për rusët. Por ishulli është i njohur edhe si parajsë taksash dhe si vend ku zhvillohen beteja gjeostrategjike. Por tani çdo gjë në ishull ka të bëjë me fushat e naftës, të zbuluar a14 vjet më parë, e fundit u zbulua në vitin 2022. Nafta ka bërë që shumë qipriotë të ëndërrojnë për të luajtur një rol të ri në Lindjen e Mesme.

Për ekspertin e naftës, Cosme Ojeda, nga Universiteti San Bablo CEU në Madrid, nxjerrja e naftës mund të krijojë një mundësi të ri për paqen në Lindjen e Mesme dhe për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë midis Greqisë dhe Turqisë për Qipron. "Fushat e naftës krijojnë mundësi për rritjen e madhe të mirëqënies së të gjithë pjesëmarrësve. Projekte të tilla për ndërtimin e naftësjellësit nuk mund të realizohen të vetme prandaj ato detyrojnë të gjithë kundështarët që të bashkëpunojnë,” thotë  Ojeda.

Por sa të ndryshme janë pozicionet shihet tani nga fakti që në luftën aktuale në Lindjen e Mesme, Turqia është pozicionuar kundër Izraelit, ndërkohë që Qipro mbron dukshëm interesat e Izraelit.  

Hë për hë pa projekte për naftësjellës?

Ngjarjet e zhvilluara midis Gjermanisë dhe Rusisë për naftësjellësin Nordstream kanë trembur edhe më shumë investitorët, mendon izraeliti Elai Rettig, drejtor i sektorit të energjisë në Qendrën Begin-Sadat për studimet strategjike (BESA): "Rezervat e gazit në det në Lindjen e Mesme mund të ndryshojnë qartë rëndësinë e furnizuesve të tjerë të naftës dhe varësinë prej tyre, si për shembull nga Katari."

Rettig mendon se Katari, po ashtu si Turqia, Rusia dhe Irani kanë për arsye të ndryshme interesa të qarta që konfikti aktual me Hamasin të vazhdojë. Ndërkohë që Lindja e Mesme ndodhej këtë vit para një zhvillimi të rëndësishëm historik: "Sepse u arrit një para-marrëveshje e papublikuar për përdorimin dhe financimin e përbashkët të nxjerrjes së naftës nga Gaza Marine Coworking. Kjo mund të kishte ndryshuar pozitivisht shumë gjëra midis izraelitëve dhe palestinezëve, dhe bashkë me ta të gjithë rajonin." Por prej sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit këto plane janë pezulluar.

Më mirë gaz të lëngshëm nga Qiproja se sa gazsjellës me Greqinë

Qiproja është ndarë që në vitin 1974. Pjesa më e madhe e ishullit, pjesa jugore, është vend anëtar i BE-së, kurse pjesa veriore turke e ishullit, e njohur si Repubika turke e Qipros Veriore, njihet ndërkombëtarisht vetëm nga Turqia dhe jo nga shtetet e tjera. Përveç kësaj ekzistojnë shumë kontlikte territoriale për kufijtë detarë. Kështu dhjetë vitet e fundit janë nënshkruar disa marrëveshje midis Izraelit dhe Libanit, Izraelit dhe Turqisë si dhe Qipros dhe Greqisë, marrëveshje që duhet të rregullonin nxjerrjen dhe shitjen e naftës. "Por marëveshjet nuk kanë qenë asnjëherë marrëveshje të detyrueshme,” thotë Rettig.

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, që u takua në muajin maj me presidentin e ri të shtetit qipriot, Nikos Christodoulides është i interesuar që ky vend anëtar i BE-së të shesë në të ardhmen naftë në Europë. Koncernet si Chevron, Total Energies dhe Eni janë lojtarët e vetëm të interesuar dhe të involvuar tashmë në mënyra të ndryshme për naftën në pjesën lindore të Detit Mesdhe. 

Meqenëse në afat të shkurtër eksporti i gazit të lëngshëm, LNG, mund të realizohet shumë më lehtë se sa ndërtimi i një gazsjellësi, qeveria e Nikozisë kërkon tani të ndërtojë sa më shpejt të jetë e mundur një terminal gazi të lëngshëm. Megjithatë të gjitha bisedimet nuk duhet të zhvillohen vetëm me Qipron, por edhe me Turqinë. Sepse që nga viti 1974, Ankaraja ka ngritur pretendimet për pasuritë natyrore të detit që ndodhet para Qipros. Për qeverinë qipriote gazi krijon mundësi për të rritur pavarësinë ekonomike nga rusët, të cilët e ndihmuan Qipron me investime të ndryshme dhe kredi për të dalë nga kriza financiare dhe shtetëtore e vitit 2013. Edhe qeveria ruse ka qenë në atë kohë e interesuar për naftën, por më vonë i la mënjanë planet për nxjerrjen e naftës.

Ulje e varësisë nga Rusia dhe Katari 

Në një bisedë zhvilluar para shpërthimit të luftës me Hamasin, studiuesi qipriot, Kyriakos Kokkinos, tregoi se për të ulur varësinë e Qipros nga Rusia, i mbështet të gjitha shpresat tek afrimi i vendit të tij me Izraelin.

Ai vetë ka qenë "Chief Scientist", i ngarkuar me shkencën në qeverinë e mëparshme qipriote: "Ky është një post i krijuar nga izraelitët. Ne e kopjuam prej tyre, sepse duam si ata që të jemi pjesë e zhvillimit ndërkombëtar të teknologjisë dhe shkencës. Nafta mund të jetë ura për të rritur bashkëpunimin ekonomik,” thotë ai.

Eksperti izraelit i energjisë, Rettig, mendon se këto fakte bazë kanë ndryshuar pak edhe pas masakrës së Hamasit të 7 tetorit. Çështja është vetëm si kanë ndryshuar.

Faktikisht naftë duhej të ishte nxjerrë që në vitin 2018. Plani fillestar u përpiluar nga Noble, një operator i pavarur që u ble në tetor të 2020-s nga koncerni amerikan i energjisë, Chevron. Po ashtu vitin e kaluar, Libani bëri marrëveshje historike me Izraelin për shfrytëzim të përbashkët të fushave të naftës që ndodhen në bregdetin e tyre. Por konflikti aktual me Hamasin mund të bëjë që këto plane të shumëzohen me zero. "Kemi të bëjmë me grindje dhe manovrime të shumë fuqive", thotë geostrategu Cosme Ojeda: "Kërkohet shumë durim."

Shpresa jep megjithatë koncerni qipriot DEH Quantum Energy, që është duke punuar për lidhje energjetike me Europën. Rettig mendon se ky projekt është më i zbatueshëm në gjendjen aktuale se sa ndërtimi i gazsjellësit. Projekti që quhet EuroAsia Interconnector do ishte lidhja me kabllo rryme më i gjati në botë. Interkonektori 2000 megavatësh nënujor ka pjesë të tij edhe Turqinë. "Por qeveria turke do të kishte me këtë gjë më pak problem se sa me ndërtimin e një gazsjellësi nga Qipro në Greqi”, thotë Rettig. Sepse përveç se përdorimit për biznes fitimprurës, nafta ka qenë dhe është mjet për të bërë presion politik./DW

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?