Arabia Saudite është kthyer në destinacionin e shumë futbollistëve të njohur, të cilët kanë vendosur milionat e eurove përpara karrierës së suksesshme në Europë. Me pagesa të majme që shkojnë deri në 173 milionë euro në sezon (Ronaldo dhe Benzema), yjet e këtij sporti po i japin një tjetër emër futbollit arab.
Veç aspektit personal ekonomik, futbollistët janë tërhequr edhe nga luksi i shfrenuar në Arabi. Klubet në këtë vend zotërojnë avionë luksozë për lëvizjen nga një vend në tjetrin, teksa pamjet më poshtë thonë shumë.
Klubi i Al-Hilal ka një nga avionët më luksozë. Bëhet fjalë për një Boeing 474-400, me vlerë 200 milionë euro. Ky është mjeti me të cilin do të udhëtojnë lojtarët e Al Hilal. Avioni është shumë luksoz, me stil të Lindjes së Mesme. Brenda ka disa dhoma gjumi dhe një dhomë ngrënie madhështore.