Kreshnik Spahiu

Opinion

Kreshnik Spahiu: Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

27 Mars, 17:41| Përditesimi: 27 Mars, 17:57

  • Share

Buzëqeshja për fitoren e Trump po ju ngrin gradualisht në buzë. Disa festuan dy muaj rresht dhe gënjyen pa pushim duke shfrenuar çdo imagjinatë perverse politike dhe mediatike duke na thënë:

- Trump do shkrijë SPAK-un

- Trump do arrestoj Yuri Kim

- Trump do heq dekoratën Dumanit

- Trump do heq Non-Grata Berishës

- Trump do ftoj Berishën në SHBA

- Trump do rrëzoj qeverinë Rama

DASH brenda javës u fundosi “kalanë e rërës” që ngriti Sali Berisha dhe partia e tij.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi:

- Një detyrë të re për Yuri Kim

- Asnjë hetim për diplomatët në Shqiperi

- Zgjerimin e listës Non-Grata

- Zhbllokim të fondeve të USAID

- Mbështetje për SPAK

Dje ekspertët e OPDAT janë rikthyer në SPAK dhe GJKKO duke vazhduar punën aty ku e kanë lënë një muaj më parë.

Departamenti i Drejtësisë amerikane sponsorizon programe që synojnë përmirësimin e sektorëve të drejtësisë penale – Programin e Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT)

Misioni qendror i OPDAT-it ndihmon strukturat e drejtësisë penale dhe të zbatimit të ligjit, me theks të veçantë në korrupsionin publik, krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Dje SHBA konfirmoi se SPAK nuk është produkt i Aleks Soros por një investim amerikan që nga mandati parë i Presidentit Trump.

Beteja e tyre 28 vjeçare për një shtet ligjor në Shqipëri do të vazhdojë. Ky është një projekt gjeopolitik i amerikanve në rajon.

Në këtë luftë do ketë shumë viktima dhe të parët në listë janë ata që e penguan dhe tentuan ta shkrinë apo ti ulin qepenin.

Ëndrrat me mbylljen apo shkrirjen e prokurorisë speciale do marri edhe një përgjigje speciale.

Për ata që nuk e besojnë duhet durojnë deri dy javë pas zgjedhjeve, ashtu siç ndodhi pas votimeve të 2021 kur SHBA e shpalli Non-Grata Sali Berishën, por që sigurisht si një shtet mik ata nuk ndërhyn përpara në zgjedhje por dy javë pas rezultatit të votimeve.

Duroni deri në fundin e muajit Maj dhe çdo kush do kujtoj profecinë e ambasadores fuqiplotë të Donald Trump në Tiranë kur tha:

“Do haj bar, kush i shkon pas Berishës.”

Askush nuk duhet harrojë që politikani i cili festoj më shumë fitoren e Trump ishte serbi Dodik në Bosnje dhe një javë më parë u dënua me burg dhe morri arratinë për ti shpëtuar prangave.

I dyti që festoi zgjedhjen e Trump kaq shumë ishte Sali Berisha……

Mos u habisni që në qershor Trumpin do e konsideroj të korruptuar dhe anti-shqiptar.

Thjesht është çështje kohe deri sa SHBA të jap mesazhin se i ka vënë “kryqin” përjetsisht.

Dashuria e tij për Trump do shuhet në 12 Maj.

Thjesht do i duhet të paguaj shumë shtrenjtë keqpërdorimin e emrit të Trump….

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?