Ky sistem politik korruptiv, veç të tjerash, nuk mund të qëndronte kaq gjatë dhe kaq fort në këmbë pa kontributin e një pjese të konsiderueshme të analistëve që kanë pushtuar prej 30 vitesh ekranet televizive.
Në vend të profesionalizmit dhe së vërtetës, ata kanë shitur shpirtin duke bërë tërë jetën kompromise me të keqen.
Sot i sheh me vila në lagjet më të shtrenjta të Tiranës dhe të jugut të Shqipërisë. Jeta e tyre luksoze do të xhelozonte edhe pasanikët më të mëdhenj që kanë punuar tërë jetën.
Ata marrin tendera dhe janë shndërruar në ndërtues pallatesh, resortesh dhe qendra tregtare. Ndërsa në mbrëmje bëjnë rolin e opinionistëve në televizionet kombëtare që vetë janë pronarë, vetë punojnë dhe vetë përcaktojnë se kush duhet të flasë.
Nuk kanë parti, sepse partia e tyre është vetëm leku.
Janë më të gjitha ato parti që sigurojnë mbajtjen e sistemit korruptiv gjallë, rrjedhimisht vazhdimin e pasurimit të tyre.
I sheh se si janë çmeritur ditët e fundit duke u bërë më agresiv se edhe vetë politikanët e prekur nga drejtësia.
Janë bërë ashtu sepse duan të mbajnë në këmbë një sistem korruptiv që i ka pasuruar.
Mjafton të shohësh reklamat në televizionet dhe portalet e tyre për të kuptuar se ata që dalin në emrat e dosjeve korruptive të politikanëve të djeshëm dhe të sotëm, nuk janë rastësisht edhe financuesit e tyre më të mëdhenj.
Përmbysja e kësaj elite të korruptuar politike do të sillte edhe përmbysjen e një elite po aq të korruptuar mediatike që ia ka shitur shpirtin djallit për ca aspra më tepër.
Ata mund të kenë në dorë se kush duhet të dalë dhe ku duhet të dalë në ekranin e mediave të tyre që mbahen nga vjedhja e taksave të njerëzve, mund t’i shërbjenë kësaj klase politike për të kurruar imazhin dhe për të shpëlarë trurin e njerëzve, por në sytë e shqiptarëve janë po aq të neveritshëm sa ç’janë edhe këta politikanë që janë ngjitur pas karriges së pushtetit si Ilir Meta pas sediljes së makinës prej së cilës e nxorën zvarrë për ta çuar përpara drejtësisë.
Ah sikur ........ sa e "thjeshte" do te ishte,nese analistet do kishin "guximin" dhe detyrimin ti nenshtroheshin "Vetingut" te pasurise (per aftesite nuk na e ndjen) !? Qe nga pagest & rrogat mujore,detyrimet e Sigurimeve Shoqerore,deri tek pasurite qe zoterojne !? Vetem atehere do te dale ne "shesh" Mercenarizmi i tyre ! Rruga Dibres
PërgjigjuVetèm nè arenèn shqiptare, ku vlera morale nuk egziston dhe tè qènit bashibozuk èshtè mènyrè dhe arsye e egzistencès, dègjon epitete tè tilla si nè rastin nè fjalè, ANALIST. Ky rreth vicioz, i korrupsionit politik pèr zhvatjen dhe pèrdhosjen e shtetit, ka pasur qysh nè gjenezèn e saj, "mediat" e financuara me financat e zhvatura, tè drogès dhe prostitucionit. Pèr ata shqiptarè, qè njohin sadopak edhe njè mènyrè tjetèr tè funksionuarit tè njè shoqèrie europiane, kèta "analistè" tè HABEREVE TÈ DARKÈS, janè sinonimi i rrènimit tè gjithçkaje shqiptare, nè emèr tè pasurimit personal tè njè klike kleptomane dhe tè vetèquajtur ELITÈ. Kush ka njè "elitè" nè media si Bushati, Lubonja apo gjithè ai kalvari i poshtèrisè njerèzore qè pushtojnè ekranet e televizioneve mediokre shqiptare nè mbrèmje,,ai ka edhe liçensèn pèr zbrazjen e Shqipèrisè nga shqiptarèt. E keqja mè e madhe e gjithè kèsaj katastrofe kombètare, èshtè fakti se pjesa e neve shqiptarève tè mbetur nè Shqipèri, nuk njeh mè as nder dhe as punèn si mènyrè qytetare e egzistencès. Ne njohèm hajdutèrinè si diçka tè shkèlqyer, si tè qènit i zoti. Kush punon, èshtè me tè meta mendore. Dhe ja ku jemi sot. Njè ushtri mitomanèsh dhe llapaqenèsh qè èshtè e gatshme ti shèrbejè çdo perversi qè shkatèrron gjithçka shqiptare,,vetèm e vetèm tè mè japè edhe mua diçka,,njè ushtri pa ushtarè,,,tè gjithè me 9 diplloma KRISTALI. Ndaj "tèrbohen" kèta emisarèt e degjenerimit nè mbrèmjet e HABEREVE. Nuk ka rrugè tjetèr pèrveç nxjerrjes nga binarèt tè kètij sistemi pervers, qè i ka kushtuar Shqipèrisè mè shumè se çdo pushtues i huaj.
PërgjigjuKorrekt. E ke thene drejt. Problemi eshte se edhe vete ata(analistet) ,nje pjese. nuk e kuptojne. Jane "rrahur" e perfituar aq shume,sa besojne se jane te pavarur. E thote mire Rama. KAZAN.
Përgjigju