Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur. Shpejtësia, sipas policisë është vetëm një nga shkaqet e këtyre ngjarjeve të shtuara rrugore.
“Shkaqet, pas një analize që kemi bërë janë mosrespektim i normave të shpejtësisë, pozicionimi në karrexhatë, parakalimi i gabuar dhe fluksi tejet i shtuar i automjeteve në krahasim me vitet e kaluara.”, thotë Altin Dervishi, shef Sektori në Policinë Rrugore të Fierit.
Shefi i sektorit të Policisë Rrugore pranë Policisë së Fierit, Altin Dervishi, tregon zonat ku ndodhin më së shumë aksidentet në këtë qark.
“Pikat më problematike të identifikuara mbeten “Pushimi i Shoferit”, kryqëzimi i Savrës, aksi Savër–Çermë, rrethrrotullimi Savër–Ura e Kuçit, kryqëzimi i Vajkanit, si edhe rrethrrotullimi Parku–Qendër e segmenti Qendër–QTU. Në këto akse kontrollet kanë qenë të pandërprera, me shërbime të shtuara dhe patrulla të dedikuara.”, shprehet Dervishi.
Dervishi ngre shqetësimin për një tjetër fenomeni që sa vjen dhe bëhet më problem.
“Drejtimi i automjeteve nga adoleshentët, çka ka bërë që Policia të kërkojë angazhim më të madh nga prindërit, për të mos i lejuar fëmijët të marrin timonin”, thotë Altin Dervishi, shef Sektori në Policinë Rrugore të Fierit.
Në përpjekje për të parandaluar përplasjet, policia në 25 ditët e para të gushtit ka vendosur 6 088 gjoba për shkeljet rrugore, ndër të cilat shumica për shpejtësi tej normave, parakalim të gabuar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, rripi i sigurimit, apo edhe përdorimi i telefonit.
Komente

Kam marr gjoba sapo kam dal nga puna per parakalim ne rrug pa vija te bardha ku kam parakalu drejtus automjeti qe ishin nen limitin minimal te shpejtesis, shpesh ka pozicione te policis ne oraret e megjezit heret kur njerzit shkojn ne punë , nuk po e zgjas me por veprimtaria dhe qellimet e i pjese te mir e forcave te policis nuk esht parandalimi i aksidenteve po per perfitime private sepse fenomeni qe gjoja per te ndihumuar qytetarin ne gabim duke i marr lek per xhepat e vet ekziston akoma
PërgjigjuPolicia i dika shkaqet por kujt i thotë,kush duhet ti ndëshkonte....kjo tregon papërgjegjshmëri nga drejtuesit e mjeteve dhe punë të dobët të policisë rrugore.
Përgjigju