Plot simbolikë ishte paraqitja e dytë e Kate Middleton, pas diagnostikimit me kancer.
Kate mori pjesë në turneun e tenisit Wimbledon më 14 korrik, e shoqëruar nga vajza dhe motra e saj, dhe për këtë rast, kishte zgjedhur një fustan të bërë me porosi nga marka luksoze me bazë në Londër, Safiyaa.
Nuanca lejla ishte një shenjë e ngjyrave zyrtare të Klubit të Tenisit dhe Kroketit në Lawn All England, ku ajo është mbrojtëse. Po ashtu kjo ngjyrë lidhet me gjakun blu, dhe shpesh zgjidhej edhe nga e ndjera mbretëresha Elizabeth, e cila i adhuronte ngjyrat e ndezura.
“Kate ka një histori përsa i përket zgjedhjes së ngjyrës së fustanit në Wimbledon. Veshja lejla është ngjyra e guximit dhe po ashtu mund të jetë një referencë indirekte për luftën kundër sëmundjes.
Mendoj se ajo dukej kaq bukur dhe ishte e mrekullueshme ta shihje atë aq të relaksuar. Është me të vërtetë një fener shprese për shumëkënd”, tha Bethan Holt, drejtoreshë e modës në The Telegraph.