Me efektivët e Komisariatit nr.4, patrulla reagon në një konflikt të ashpër (Pamjet në Emisionin 112)

16 Maj 2020, 16:54| Përditesimi: 17 Maj 2020, 14:14

  • Share

TIRANË - Lagia e murit ndarës të banesave me ujë është bërë shkak i një konflikti mes dy familjeve në zonën e Bregut të Lumit në Kryeqytet.  Në episodin e kësaj jave të Emisionit 112 ju sjellim pamjet ekskluzive nga reagimi i Policisë së Shtetit në këtë konflikt teksa palët e përfshira vijuan të përplasen me njëra-tjetrën edhe pas mbërritjes së policisë teksa dy nga gratë e familjeve nisën të shanin dhe gjuanin njëra-tjetrën ndërsa efektivët qetësuan situatën dhe shoqëruan dy persona në komisariat. 
Në Emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim historinë e plotë, që nga marrja e telefonatës nga salla operative deri në reagimin e patrullës së policisë në vendngjarje, përplasjen mes palëve dhe shoqërimin e tyre në komisariatin nr. 4. 

Në orët e mbrëmjes një njoftim për vjedhje në një banesë dhënë në Policinë e Shtetit përmes Komisariatit Dixhital, vë në veprim urgjent patrullën me të cilën jemi edhe ne. Ndiqni përgjatë emisionit se çfarë ndodh në këtë rast. 

Në fund të këtij episodi transmetojmë pamjet filmike nga dy aksidente të ndodhura në Tiranë. Në një nga aksidentet një adoleshent me biçikletë u përplas nga makina teksa po kalonte në vijat e bardha tek Zogu i Zi ndërsa në aksidentin e dytë një i moshuar me biçikletë u përplas nga makina në Bulevardin Zhan D'Ark. 

Komento

Komente

  • Polici shembullore sic duket ne Vidiot APO dhe ne shume Emisione te Tilla..: 16/05/2020 17:54

    Si ne Evrope ,,tamam Ajo Polici qe kerkojne dhe Qytetaret ...shembull dhe Respekte per POLICINE ,,dhe Drejtuesit e Shtetit ... Policia Rrezikon Jeten ne cdo Detyren,,Qytetaret duhet te Respektojne komunikimit me POLICINE dhe cdo gje shkon me se miri.. Krenari Ju lumnte Policeve ne Detyren...qe Ju perkushtojne per Mireqenjejn e Qytetareve.

    Përgjigju
    • Monda: 17/05/2020 06:00

      Cdo njeri duhet te zbatoj rregullat qe jane vendosur Policia eshte zbatusja e ligjite jane jane heronje por nuk vlersohe per punen qe bejne

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?