Intervistat e shtirura të Ardit Gjebresë kanë bërë histori në televizionin shqiptar të tranzicionit, sic ishte ajo me vrasësin e dyfishtë të nënë e bijë, Marjan Rrokun, para të cilit Ardit Gjebrea u përlot, duke treguar një pandjeshmëri skandaloze ndaj dy grave të vrara nga ish-Shikasi i dënuar përjetë.
Po kaq e shtirur ishte dhe intervista që ky intervistues bëri dhe me çiftin Lulzim dhe Aurela Basha këtë të diel, në emisionin e tij. E para që bëri përshtypje ishte servilizmi i tejskajshëm i Ardit Gjebresë ndaj çiftit. E dyta, për disa herë Lulzim Basha, kur fliste për bashkëshorten i drejtohej me Kjo! një formë aspak e mirësjellshme ndaj bashkëshortes dhe nënës së dy fëmijëve.
E megjithatë Basha nuk “harronte” të ishte i sjellshëm me Ardit Gjebrenë. Mes këngëve më të preferuara të çiftit Lulzim-Aurela, kishin futur edhe një këngë të intervistuesit, të cilën Basha e konsideroi edhe më të bukur se shumë himne. E kotë të themi përuljen dhe falenderimet e Gjebresë, i cili u suprizua nga ky lavdërim më shumë se çifti Basha nga lavdërimet e Gjebresë. Kështu është kur një politikan pranon të intervistohet nga një këngëtar. Nëse keni stomak të fortë, këtë intervistë “të qurravitur” me komplimenta, lajka e lavdërime mund ta gjeni si në yuotube dhe në faqen FB të liderit të opozitës që kërkon të vijë në pushtet.
ARDITI NJE P...I PESHTIR NJE ZAGAR QE REND MBRAPA PARAS PA ASNJE MORAL DHE LLOGJIK NJERZORE
Përgjigjuardit gjeburui, nje cope idiot qe vetem jargavitet dhe shurravitet para çdo idioti tjeter qe i duket me i madh se vetja. Dykembesha pa piken e moralit dhe personalitetit. Edhe nje morr ka me shume dinjitet...
PërgjigjuEpo kur u be dhe ditka gazetar politikane mos ngelte njeri pa u marre me politike. Ditkes nuk i takon duke ditur sesi ka perfituar nga sistemi gjithe kohen
Përgjigju