Kreshnik Spahiu

Pse Lulzim Basha po shet 'Rren-Formën' elektorale dhe zgjedhjet e 2021?

7 Maj 2020, 17:56| Përditesimi: 7 Maj 2020, 17:58

  • Share

“Po ma hodhe një herë quhet faji jot. Po ma hodhe dy herë quhet faji im” - tha Basha i zhgënjyer nga Rama posi humbjes dramatike me 38% zgjedhjet elektorale 2017.

Po ta futi Rama quhet e hedhme. Po ta futi Gjiknuri quhet sukses?

Ishte muaji dashurisë së çiftit Rama-Basha kur 7 shoqe dhe shokë të klasës dhe punës së Argita Berishës u futën si ministra në qeverinë teknike me objektivin e ruajtjes së votës së lirë.

Pasi mbylli çadrën dhe shiti elektoratin për 14 milion euro të justifikuara si dëmshpërblim të pallatit të ndërtuar brenda detit në Vlorë me “ leje”, kur vet ai ishte Ministër Ndërtimi, Basha tradhëtoi një nga kauzat më jetike të Shqipërisë zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta.

Por a po i shet sërish zgjedhjet Lulzim Basha?

- Po, sepse asgjë s’kanë ndryshuar nga 17 Maj 2017 përkundrazi situata ligjore, zgjedhore dhe politike është e rënduar.

- Po, sepse në 2017 zgjedhjet ii kontrolloi Partia Demokratike që mori drejtimin e qeverisë teknike në drejtësi, polici, KQZ, etj, në krye të së cilës u vunë shoqet e Argitës. Ndërsa tani do hyj në zgjedhje me një qeveri 100% socialiste.

- Po, sepse asgjë nuk ka ndryshuar që nga djegia e mandateve. Pse tani PD duhet të hyj në parlament dhe vjet duhet digjte mandatet?

- Po, sepse asgjë s’ka ndryshuar nga 30 qershor kur u bojkotuan zgjedhjet lokale. Pse kauza e bojkotit për bashkitë ishte e drejtë dhe pse bojkoti s’duhet vazhdojë?

- Po, sepse sistemi elektoral është anti-kushtetues dhe deputetët nuk zgjidhen nga populli por nga listat e Ramës dhe Bashës.

- Po, sepse Basha i shet vendet e deputetëve e zarfe parash dhe i mbush listat me këto emra që ju keni sot në parlament dhe po qeshin gjithë populli.

- Po, sepse Basha dhe Berisha janë peng i dosjeve të tyre penale dhe nuk i intereson ardhja në pushtet por marrëveshja me Edi Ramën që mos procedohen penalisht

- Po, sepse janë peng i presionit ndërkombëtar dhe të dy nuk lejohen të udhëtojnë në SHBA.

- Po, sepse kanë shitur çdo kauzë dhe kanë lēpirë çdo pështymë që kanë hedhur ndaj LSI, PDIU, PBDNJ dhe sot kanë krijuar koalicionin e qelbësirave siç e quante vetë Berisha duke humbur moralin e kauzave popullore.

- Po, sepse ky sistem favorizon fitoren e Partisë Socialiste pasi prodhon 70% deputet në jug të Shqipërisë dhe 30% në veri.

- Po, sepse Basha është politikani më dembel i 100 viteve të fundit, dhe ka shkatërruar çdo strukturë në parti duke mos pasur në disa qytete as degë

- Po, sepse Basha nuk ka aftësitë e një lideri opozitar që të rikthej në PD të larguarit dhe ribashkoj opozitën sepse e ndjen veten vunerabël ndaj çdo figure politike të lartë. Maksimumi i bashkpunimit është niveli Edmond Spahos apo Gaz Bardhit.

- Po, sepse Berishës i intereson humbja që ta largoj Bashën në 2021 dhe ti faturoj gjithë dështimet 8 vjeçare, duke nxjerr nga xhepi “Asin” nën mëngë nga brenda familjes me qëllim zëvendësimin e Bashës.

-Po, sepse pas Pandemisë do ketë një eksod të jashtëzakonshëm dhe ku pritet që mbi 200.000 shqiptar të papunë të emigrojnë dhe mos presin deri sa të jenë zgjedhjet duke shkaktuar firo opozitare.

Zgjedhjet e 2021 do jenë më të manipuluarat që ka njohur historia zgjedhore e 30 viteve të fundit, sepse se rezultati do jetë i trukuar si ato ndeshjet e futbollit kur luante Korça e cila hapte portën për auto-gola në dy minutat e fundit dhe rezultati ishte përcaktuar më parë në kompanitë e basteve në Kinë apo Hong Kong.

Këtë rradhë ndeshja e qershorit 2021 është trukuar në konton bankare të Lulzim Bashës.

Pazar i mbyllur.....

Ndeshja është fiksuar 0-3

Por këtë rradhë Rama s’do luaj fare për të rivalizuar kundërshtarin e tij, sepse mjafton me Damian Gjiknurin, që Bashës ti fus “hurin".

Komento

Komente

  • Gent: 07/05/2020 22:29

    Nuk ka jug=veri pasi nuk ka njesoj banor sa mesi i Shqiperise.

    Përgjigju
  • E nxori koken ky Kinezi Kreshnik...: 07/05/2020 18:31

    Höre shqipfoles,,,shiko futja ndonje fli me honger ,,se te bjen med miri.

    Përgjigju
  • O Kreshnik?: 07/05/2020 18:29

    Ku tja fusim hurin Lulit ne by**e?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?