Teksa punimet kanë nisur prej disa ditesh, projekti që po zbatohet për shpëtimin e Urës së Zogut mbi Lumin Mat nuk është bërë publik. Shqetësimi është ngritur nga aktivistet e Shoqërisë Civile në Kurbin, të cilët prej vitesh kanë ndjekur këtë kauze. Elton Laska dhe Elsa Sula thanë se investimi po realizohet në mungesë të plotë të transparances, pasi Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk ka publikuar projektin.
Ata thonë se investimi po realizohet në mungesë të plotë të transparances, pasi Ministria nuk ju ka vënë në dispozicion projektin, qe ata e kane kerkuar ne rruge zyrtare.
Aktivisti Elton Laska thotë se nuk ka një afat mbi përfundimin e punimeve, ndërsa kërkon marrjen e masave që ndërhyrja të jetë efikase dhe mos ti sjellë dëmtime të tjera këtij monumenti kulture të kategorisë së parë.
Ura e Zogut ndertuar nѱ vitin 1927 eshte monument kulture i kategorise se pare. Vitet e fundit eshte demtuar nga shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat për inerte. Qeveria miratoi një fond emergjent me vlerë 57 milione lek për shpëtimin e saj, ndërsa për shkak të vështirësive në ndërhyrje nuk ka një afat mbi përfundimin e punimeve.
Si inxhinier qe ka punuar 50 vjet ne projektim ne Shqiperi dhe USA, projekti nukj i jepet asnjehere nje shoqerie civile, NGO, qe kudo ne bote jane te korruptuara dhe luajne me shume porta. Shtrohen vetem linjat kryesore te rehabilitimit ne kete rast. Keta dy karafila, nese jane te zote, te bejne vete projekt dhe ta paraqesin ne konkurs. Nese fitojne, bujrum ta realizojne dhe te mbajne pergjegjesi. Na mbyten hicat kudo, qe dunan te behen te rendesishem duke mos punuar asnje minute ne jete. Cfare kredencialesh kane? Or teeejjj, nuk eshte rruga kjo. Deri dje pse nuk nderhyhet, tani pse nuk ma jep mua projektin. Projekti eshte pune krijuese, eshte shpikje ne baze te normave te projektimit dhe licensave te leshuara. Kush jane keta?
Përgjigju