Klea Huta dhe Kiara Tito

‘Pse më gënjeve moj qelbësirë’, Klea Huta ka disa fjalë pas hyrjes së Kiara Titos në BBV2

25 Dhjetor 2022, 17:44| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 17:48

  • Share

Mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i “Big Brother Vip 2”, ku disa prej banorëve kishin kohë që aludoheshin për pjesëmarrjen e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër to ka qenë edhe Kiara Tito, e cila edhe u shpreh mbrëmjen e djeshme se këtë hap që ka marrë ua kishte mohuar miqve të saj.

Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i ka uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur me shaka ‘qelbësirë’.

“Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”, shkruan Klea.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?