Foto ilustruese

Kronikë

'Pse më ke sharë nënën'/ Tentoi të digjte bashkëjetuesen dhe shtëpinë me benzinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë! Kishin konflikte xhelozie (EMRI)

20 Gusht, 11:18| Përditesimi: 20 Gusht, 11:20

  • Share

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Alfred Llozhi, është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr. 1 në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, ka tentuar ta djegë atë dhe banesën e tyre. 

Mësohet se çifti kishte konflikte të vazhdueshme për shkaqe xhelozie. Një ditë më parë kanë bërë debat pasi Llozi pretendonte se gruaja i kishtë sharë nënën. 'Pse më ke sharë nënën', i ka thënë ai.

42-vjeçari ka hedhur benzinë ndaj gruas dhe shtëpisë dhe më pas ka tentuar t'i djegë. Ka qenë gruaja që ka marrë në telefon policinë, duke shmangur përshkallëzimin e ngjarjes. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre", njoftoi policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?