Makinë e policisë greke

Kosova & Rajoni

‘Pse më shikon’, sherr me thika mes shqiptarëve në Greqi! 4 të plagosur

27 Shtator, 13:45| Përditesimi: 27 Shtator, 13:53

  • Share

Një festë me muzikë dhe valle kretase në zonën e Metamorfosis, Athinë, përfundoi në një përleshje të përgjakshme në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u plagosën katër persona - tre shqiptarë dhe një grek, i cili ndërhyri për të ndalur sherrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30, në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Lykourgou.

Sipas informacioneve paraprake, gjithçka nisi nga një debat banal mes disa shqiptarëve që po largoheshin nga festa. Shkak u bë një keqkuptim i thjeshtë: “Pse më sheh? Lëviz të kaloj”, u dëgjua në fillim të debatit që shumë shpejt eskaloi në një përleshje masive.

Përleshja përfshiu rreth 20 persona dhe u përdorën mjete të mprehta, duke shkaktuar panik të madh mes pjesëmarrësve të tjerë në festë.

Dy shqiptarë të lindur në vitet 1999 dhe 2000, morën plagë të rënda në kraharor, brinjë dhe në zonën e sqetullës;

Një grek i lindur në vitin 2000, i cili u godit në pjesën e mesit nga një mjet i mprehtë, ndërsa përpiqej të ndalte përleshjen;

Një tjetër shqiptar i lindur në vitin 2000, kishte plagë në krah, brinjë, kraharor dhe mavijosje në fytyrë.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit, shkruan Protothema.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?