Presidenti Alekasndar Vuçiç, kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri Edi Rama

Opinion

Pse me Top mbi Minishengenin Ballkanik?!

29 Korrik 2021, 19:47| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 19:50

  • Share

Me radarët e ndezur dhe topat e mbushur mezi kanë pritur mbylljen e takimit të radhës Rama-Vuçiç-Zaev sot në Shkup, mbajtur sipas kalendarit te veprimtarive të Iniciativës së Minishengenit Ballkanik. E kishin të lehtë ti shkrepnin topat dhe i lëshuan gjylet e rënda jo vetëm mbi Iniciativën, në thelb, por më ashpër mbi Edi Ramën. Janë të njëjtët opinionistë e politikanë që kanë xhongluar me qëndrimin ndaj kësaj iniciative, sipas interesave politike të çastit. Në spektrin e politikanëve shqiptarë veçohen deklaratat e bëra nga Z.Sali Berisha dhe Z.Tritan Shehu, të cilët duan të rritin kreditet e tyre patriotike. Të dy janë memorizuar si furnizuesit me kaburante të makinës vrastare serbe të Millosheviçit. Me karburantet e furnizuara prej tyre u masakruan, u vranë dhe u zhdukën pa lënë gjurmë me mijëra boshnjakë e kosovarë. Tashmë, mbasi makineria serbe e luftës e kreu misionin, këta patriotë u zgjuan nga gjumi. Duke gogësitur zbuluan se: Minishengeni Ballkanik sjell popullimin e Shqipërisë me serbë; se aleancat trilaterale nuk i shërbejnë stabilitet, hapësirës ekonomike, lirive të qytetarëve, por nxisin fantazmat e vjetra; se po ndërtohet Jugosllavia e re etj.. Kur vjen fjala për vlerësimin e lartë që SHBA dhe BE i japin kësaj iniciative, mjeshtërisht strehohen në hije.

Jo pak opinionistë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë “ndjehen të preokupuar”: se po shkohet drejt Serbisë së Madhe, se marrveshja favorizon Serbinë si vend ekonomikisht më i zhvilluar në rajon, se po shkelet mbi pavarësinë e Kosovës dhe dhimbjen e kosovarëve shkaktuar nga genocidi serb etj.. Këta, së bashku politikanë e opinionistë, e kanë bërë si adet që mbi Ramën të hedhin gurë e çfarë të mundin. Duket se të tillë janë gatuar, të shajnë e të anatemojnë!... Por, larg çfarë thonë e rekomandojnë këta, na duhet të qendrojmë me këmbë në tokë. Dihet se marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor historikisht kanë qenë dhe ende janë problematike. Klima politike në këtë rajon është ende e trazuar, e ngarkuar me re. Kjo situatë pengon zhvillimin ekonomik të secilit vend dhe integrimin ekonomik mes tyre; njëkohësisht vështirëson e ngadalëson edhe anëtarësimin e tyre në BE.

Gijthmonë Bashkimi Evropian ka kërkuar dhe nxitur që vendet e Ballkanit Perëndimor të evidontojnë e zhvillojnë projekte të përbashkëta me standarde evropiane, në fushën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore, energjetike, doganore etj.. dhe në thelb të garantojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve në rajon. Zëvendës-Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer gjatë Forumit të Prespës u shpreh: ”Shtetet e Bashkuara besojnë se përpjekjet e rajonit për të krijuar një treg të përbashkët rajonal, janë hapa normalë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.”. Por si do të krijohet ky bashkëpunim rajonal? Mbase disa e mendojnë përmes rrugës së konfliktit. Pa dyshim, jo se janë më patriotët dhe shpresoj që këta mes nesh të jenë të paktët! I gjithë faktori ndërkombëtar perëndimor sugjeron që rruga e duhur është dialogu dhe bashkëpunimi, ku pa dyshim edhe ai rajonal siç është vetë Iniciativa e Minishengenit Ballkanik.

Iniciuesit e kanë ditur dhe e dinë se Bashkëpunimi rajonal në kuadrin e Ballkanit Perëndimor nuk është rrugë e lehtë, përkundrazi e mbushur me vështirësi e sfida që duhen kapërcyer. Për ta realizuar këtë duhet largpamësi, durim, qëndresë, guxim dhe trimëri në vendim marrje. Kjo është detyra e vështirë që historia ia ka ngarkuar klasës politike të kohës. Askush nuk duhet të fshihet pas parullave patriotike, por të bëhet pjesë e atyre që duan të shpien përpara këtë proces historik për secilin vend dhe për të gjithë rajonin. Të gjithë të bashkojmë mendjet e fuqitë dhe të ndajmë përgjegjësitë; larg fantazmave që na shfaqen e na pengojnë të shkojmë drejt botës së qytetëruar perëndimore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?