‘Pse më zure rrugën’, sherr mes disa të rinjve te rruga ‘5 Maji’ në Tiranë, 2 të plagosur

1 Korrik 2023, 21:19| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 21:55

  • Share

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në rrugën ‘5 Maj’ në Tiranë, pas një sherri.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se te ‘Zgara Korçare’ janë konfliktuar 3 djem që po lëviznin në këmbë me dy të tjerë që ishin në lëvizje me një makinë.

Sherri ka nisur për shkaqe banale, 'përse më ke zënë rrugën'. Sipas policisë janë konfliktuar me sende të forta A. D., dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

'Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?