Presidenti Ilir Meta

Pse Meta nuk iu përgjigj pyetjes: A ka skaduar kontrata mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së për zyrat?

15 Mars 2021, 13:15| Përditesimi: 15 Mars 2021, 13:17

  • Share

TIRANË- Një nga gazetaret e pranishme në konferencë e pyeti presidentin Ilir Meta “A ka skaduar kontrata mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së për zyrat”.  Një pyetje të tillë kreu i shtetit nuk i dha një përgjigje, por sulmoi kryebashkiakun Veliaj. Sipas Bashkisë, ky institucion me FRD kanë lidhur një kontratë  më 3 mars 2016 me afat vetëm një vit. Kjo kontratë jo vetëm që ka përfunduar, por nuk është rinovuar më nga palët.

Në nenin 5 kontratës, thuhet se ajo lidhet me një afat 1-vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë në momentin e marrjes në dorëzim të sendit, ku është mbajtur edhe një procesverbal për gjendjen dhe sendet në ato zyra.

Dokumenti i publikuar nga Bashkia e Tiranës

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?